-U tha në Opinion

“Erion Veliaj do të largojë Edi Ramën”


               Publikuar në : 21:36 - 20/06/19 |
geliano fataj

Në 30 Qershor nuk do të ketë përplasje mes qytetarëve. Kështu shprehet kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, e cila në një lidhe live për emisionin “Opinion”, u shpreh se vendi nuk po shkon drejt përplasjse civile.

Madje, znj.Kryemadhi parashikon se Kryeministrin Edi Rama do ta largojë nga pushteti kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj.

Monika Kryemadhi: Z.Fevziu, unë mendoj që nuk shkon në përplasje, sepse mendoj që vetë socialistët do të jenë ata që do ta largojnë Edi Ramën. Duke filluar nga Erion Veliaj i pari.

Blendi Fevziu: Po kur do ta fillojnë?

Monika Kryemadhi: I cili po e nxit me qëllim z.Rama në këtë rrugë konfliktuale…

Blendi Fevziu: Z.Veliaj po nxit z.Rama?

Monika Kryemadhi: Po, të garantojë mandatin e tij si kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe më pas të dali viktima kush është personi që e solli gjithë këtë gjë, të dali z.Veliaj si shpëtimtari i gjithë asaj gjëje që po ndodh./ Opinion.al

Pas