Covid-19 shkakton mpiksje gjaku në pothuajse 1/3 e pacientëve të infektuar në pjesë të ndryshme të trupit.
Por ajo që ndodhi me një pacient 62-vjeçar në një spital të Francës ishte diçka e re për mjekët.
Sipas “Mirror”, burri që ishte duke u trajtuar për koronavirus, pati mpiksje të gjakut në organin e tij gjenital dhe kjo shkaktoi një ereksion për rreth katër orë të shoqëruar edhe me dhimbje.
Në gjuhën mjekësore kjo njihet si priapism dhe sipas mjekëve ky është rasti i parë që është shfaqur si simptomë e një të infektuari me koronavirus.
Burri kishte dy javë në kujdesin intensiv në qendrën “Hospitalister de Versailles” në Le Chesnay. Ai fillimisht kishte përjetuar simptomat tipike, ethe, kollë të thatë dhe vështirësi në frymëmarrje.
Gjendja e tij u përkeqësua dhe ai u vendos në respirator.
Sidoqoftë, studiuesit u tronditën kur zbuluan priapizmin e paidentifikuar më parë.
Duke folur për BBC, Roopen Arya, profesor i trombozës dhe hemostazës në Spitalin e Kolegjit King, tha se trompoza tek pacientët e prekur nga koronavirusi është një problem i madh.
“Veçanërisht për pacientët që janë në terapi intensive”. /Opinion.al