Aktualitet

ERE miraton kërkesën e FSHU, kush kalon 800 kWh në muaj paguan më shumë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:48 - 23/09/22 |
Opi Nion

Enti Rregullator i Energjisë ka miratuar kërkesën e FSHU për vendosjen e fashës në faturimin e energjisë elektrike Që nga 1 tetori deri në 31 dhjetor familjet që do shpenzojnë mbi 800 kwh në muaj do faturohen me 42 lekë për kilovat

“Në mbledhjen e datës 23 shtator 2022 të bordit të Entit Rregullator të Energjisë vendosi: Miratohet tarifa 35 lekë për kWh, plus 7 lekë tarifat e transmetimit dhe të shpërndarjes për energjinë +800 kWh energji nga konsumatorët familjarë. Në mbledhjen e datës 23 shtator 2022 të bordit të Entit Rregullator të Energjisë.

Gjendja e Emergjencës për Furnizim me Energjinë shtrihet deri në 31 dhjetor 2022.

Sipas ERE, tarifa 42 lekë/ kWh ndaj konsumatorëve familjarë (që me gjithë TVSh shkon në 50 lekë/ kWH) të ketë efekt deri më 31 dhjetor 2022. Më pas do të shihet në Këshilli i Ministrave do të shtyjë sërish Emergjencën për Furnizim me Energjinë”.

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku e pranishme në mbledhjen e Bordit të ERE kundërshtoi vendimet duke argumentuar se nuk është bërë një studim i mirëfilltë dhe se koha në dispozicion të vënies në fuqi të vendim nuk ka qenë e mjaftueshme.

Përfaqësuesi i FSHU tha në mbledhje se ka paraqitur për miratim “kërkesën për çmimin për 800 kë/h. Çmimi nga KESH të jetë 34.3 lekë për kë/h.

“Bazuar në nevojën për të ardhura për shkak të rritjes se kostos së energjisë vlerësojmë se çmimi te jetë 42 lekë për kwh për konsumin familjar mbi 800 kwh në muaj rikuperon koston e blerjes së energjisë, duke siguruar likuiditet të nevojshëm për FSHU, për garantimin e furnizimit me energji elektrike. Bëhet e nevojshme që periudha e leximit periodik të matësit duhet të kryhet duke respektuar afatin prej 30 ditë kalendarike për klientët fundorë, me qëllim mbrojtjen e çdo klienti familjar nga çdo keq faturim i mundshëm. Kërkojmë miratimin e çmimit 42 lekë për kwh orë për konsumin mbi 800 kwh”, tha përfaqësuesi i Furnizuesi i Shërbimit Universal (FSHU).

Sipas një eksperteje për një konsumator familjar që gjatë tetorit do të konsumojë 850 kwh orë, fatura e energjisë elektrike që do të duhet të paguajë do të jetë 11740 lekë.

“800 wh do faturohej me 9.5 lekë kwh që jep një kosto 7600 lekë. 50 kwh orë mbi konsumin 800 kë/h do llogaritej me koston 42 lekë dhe jep 2100 lekë. Plus TVSH mbi këto dy kosto, 1940 lekë, plus taksa e televizorit 100 lekë. Totali 11740 lekë”.

Pas