Aktualitet

Erë e fuqishme, shi dhe dëborë, si parashikohet moti ditën e sotme


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:15 - 11/12/21 |
Opi Nion

Deri pasdite situata meteorologjike në vendin tonë vijon të jetë problematike për shkak të reshjeve intensive dhe stuhive të erës. Ndërsa në zonat malore përgjatë kufirit Lindor priten reshje të dendura dëbore.

Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin dobësim të intensitetit të reshjeve në të gjithë vendin. Ky destabilitet i atmosferës do të na shoqërojë deri mëngjesin e së dielës.

Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë kostante në mëngjes, por rënie e tyre pritet në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 12°C.

Era do të fryjë e fortë me shpejtësi 65 km/h kryesisht nga drejtimi Jugor – Jugperëndimor duke gjeneruar ne Adriatik dhe Jon dallgëzim mbi 5 ballë./Opinion.al

Pas