Aktualitet

Erë e fortë dhe ulje temperaturash, si parashikohet moti për ditën e sotme


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:13 - 12/10/21 |
Opi Nion

Deri në mesditë vendi ynë do të jetë në dominimin e vranësirave të shumta të cilat do të gjenerojnë reshje të pakta shiu në ekstremin jugor, ku në ndonjë zonë të izoluar reshjet do të jenë në formë rrebeshi.

Gjatë orëve vijuese, parashikohet të kenë ndërprerje të reshjeve, në të gjithë territorin shqiptar.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 24°C.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi verior duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 4 ballë./Opinion.al

Pas