Me një ton solemn, në kuadër të një aktiviteti parazgjedhor, Rexhep Erdogan bëri të ditur se “avioni luftarak kombëtar i Turqisë” do të quhet KAAN.
Pas një episodi të ndodhur në një intervistë live, shëndeti i presidentit turk u bë temë diskutimi në mbarë botën. Megjithatë, Erdogan i hodhi poshtë të gjitha dyshimet duke publikuar në llogarinë e tij në Twitter një foto ku shfaqej i veshur me një xhaketë piloti dhe syze dielli, ndërsa po ngjitej edhe në kabinën e KAAN-it.
“Turqia tani është në çdo fushë, në tokë, det dhe nën ujë, ajër dhe hapësirë,” tha Erdogan gjatë eventit “Shekulli i së Ardhmes”, organizuar nga Industritë e Hapësirës Ajrore Turke në Ankara për prezantimin e avionit.
Avioni i gjeneratës së pestë, KAAN, është zhvilluar nga TAI për të zëvendësuar flotën e vjetër të F-16-ve, sipas asaj që tha Presidenti.
❝Milletimizin canına kasteden DEAŞ’ından PKK, PYD, YPG’sine kadar eli kanlı terör örgütlerinin hiçbirine nefes aldırmıyoruz, aldırmayacağız❞
Cumhurbaşkanı Erdoğan, İstikbalin Yüzyılı Tanıtım Programı’nda konuştu https://t.co/SsH8mYGPsl pic.twitter.com/n9ebRpxfqx
— ANADOLU AJANSI (@anadoluajansi) May 1, 2023