Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Erdogan: Turqia mund të hyjë në Izrael për të ndihmuar palestinezët

2024/07/29 at 8:34 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Erdogan: Turqia mund të hyjë në Izrael për të ndihmuar palestinezët

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, ka thënë se Turqia mund të hyjë në Izrael, siç ka bërë në të kaluarën në Libi dhe Nagorno-Karabak, ndonëse nuk ka treguar se për çfarë intervenimi e ka pasur fjalën.

Erdogan, kritik i ashpër i ofensivës së Izraelit në Gazë, ka folur për luftën përgjatë një fjalimi në të cilin ka lavdëruar industrinë e mbrojtjes së Turqisë.

“Ne duhet të jemi shumë të fuqishëm, në mënyrë që Izraeli të mos i bëjë këto gjëra pamend në Palestinë. Sikurse kemi hyrë në Karabak, sikurse kemi hyrë në Libi, ne mund të veprojmë ngjashëm ndaj atyre”, ka thënë Erdogan para anëtarëve të partisë së tij.

“Nuk ekziston asnjë arsye pse të mos e bëjmë këtë… ne duhet të jemi të fuqishëm që të mund t’i marrim këta hapa”, ka thënë Erdogan përmes një adresimi televiziv.

Përfaqësues të partisë së tij nuk u janë përgjigjur thirrjeve për më shumë hollësi. As Izraeli nuk i ka komentuar deklaratat e liderit turk. Erdogan duket se ka përmendur veprimet e Turqisë në të kaluarën. Më 2020, Turqia ka dërguar personel ushtarak në Libi, për të mbështetur Qeverinë e njohur prej Kombeve të Bashkuar atje.

Kryeministri i Libisë, Abdulhamid al-Dbeibah, i cili udhëheq Qeverinë e Unitetit Kombëtar në Tripoli, gëzon përkrahjen e Turqisë. Turqia e ka mohuar ndonjë rol direkt në operacionin ushtarak të Azerbajxhanit në Nagorno-Karabak, mirëpo ka thënë vitin e kaluar se është duke shfrytëzuar “të gjitha mjetet”, përfshirë trajnimet ushtarake dhe modernizimin, për të mbështetur aleatin e ngushtë.

Lufta e nisur më 7 tetor të vitit të kaluar në Gazë është nxitur prej Hamasit, pasi militantët e grupit kanë kryer sulme në jug të Izraelit, duke lënë të vrarë mbi 1.200 izraelitë dhe duke marrë peng rreth 240 të tjerë. Rreth 116 pengje besohet se janë ende në Gazë, përfshirë 42 që ushtria izraelite beson se janë të vrarë.

Izraeli, më pas, ka nisur fushatë në Gazë për të shkatërruar Hamasin. Si pasojë e ofensivës tokësore dhe ajrore të Izraelit në atë rajon janë vrarë më shumë se 39.000 palestinezë, raportojnë autoritetet shëndetësore palestineze./REL

Ju sugjerojmë

“Luftë kundër krimit të organizuar”/ Proda takon Presidentin e Interpol
Aktualitet

“Luftë kundër krimit të organizuar”/ Proda takon Presidentin e Interpol

5 Qershor, 2025 10:09 am
“Më shkarkoi tre herë me postë”, dëshmon në GJKKO paditësi i Bardh Spahisë
Aktualitet

“Më shkarkoi tre herë me postë”, dëshmon në GJKKO paditësi i Bardh Spahisë

5 Qershor, 2025 10:07 am
Merz në Uashington: Vizitë e paparashikueshme
Bota

Merz në Uashington: Vizitë e paparashikueshme

5 Qershor, 2025 9:56 am
Hyrja e studentëve të huaj në SHBA, pezullohet për 6 muaj vendimi
Bota

Hyrja e studentëve të huaj në SHBA, pezullohet për 6 muaj vendimi

5 Qershor, 2025 9:53 am
“Njollë e zezë”/Spiropali për opozitën: Po përpiqen të dëmtojnë imazhin e vendit
Aktualitet

“Njollë e zezë”/Spiropali për opozitën: Po përpiqen të dëmtojnë imazhin e vendit

5 Qershor, 2025 9:44 am
Rama: 30 mijë vizitorë në muzeun e Onufrit në pesë muaj
Aktualitet

Rama: 30 mijë vizitorë në muzeun e Onufrit në pesë muaj

5 Qershor, 2025 9:35 am
Spiropali përshëndet raportin e PE: Integrimi në BE është prioritet kombëtar
Aktualitet

Spiropali përshëndet raportin e PE: Integrimi në BE është prioritet kombëtar

5 Qershor, 2025 9:28 am
Punonjësi i Gardës vetëvritet me armë zjarri në makinë
Aktualitet

Punonjësi i Gardës vetëvritet me armë zjarri në makinë

5 Qershor, 2025 9:17 am
Të paktën dhjetë të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
Bota

Të paktën dhjetë të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë

5 Qershor, 2025 9:13 am
SHBA godet mallrat kineze me tarifë 145%
Bota

Trump vendos ndalesë udhëtimi për qytetarët nga 12 shtete

5 Qershor, 2025 8:46 am
Para
I vuri zjarrin një sipërfaqeje me bimësi në fshatin Vukpalaj, arrestohet 43-vjeçari në Malësi të Madhe

I vuri zjarrin një sipërfaqeje me bimësi në fshatin Vukpalaj, arrestohet 43-vjeçari në Malësi të Madhe

Policia operacion në Gjirokastër, pas shtëpisë së barit zbulohet edhe pajisje kriptomonedhash

Dhunuan për motive të dobëta një shtetas, arrestohet 28-vjeçari dhe shpallet në kërkim xhaxhai i tij

Arrestohet kryeprokurori i Vlorës, Aurel Zarka

Arrestohet kryeprokurori i Vlorës, Aurel Zarka

TE FUNDIT

“Luftë kundër krimit të organizuar”/ Proda takon Presidentin e Interpol

“Luftë kundër krimit të organizuar”/ Proda takon Presidentin e Interpol
5 Qershor, 2025

Policia e Shtetit thellon bashkëpunimin ndërkombëtar në luftën kundër krimit të organizuar dhe atij ndërkufitar. Në kuadër të punimeve të...

Lexo më shumë

“Më shkarkoi tre herë me postë”, dëshmon në GJKKO paditësi i Bardh Spahisë

“Më shkarkoi tre herë me postë”, dëshmon në GJKKO paditësi i Bardh Spahisë
5 Qershor, 2025

Mark Molla, ish-administratori i Ujësjellësit të Shkodrës, ka dëshmuar këtë të enjte në GJKKO, në procesin që zhvillohet ndaj ish-kryebashkiakut...

Lexo më shumë

Merz në Uashington: Vizitë e paparashikueshme

Merz në Uashington: Vizitë e paparashikueshme
5 Qershor, 2025

Entuziazmi për miken e madhe, SHBA me ardhjen e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë ka rënë në Gjermani. Me...

Lexo më shumë

Hyrja e studentëve të huaj në SHBA, pezullohet për 6 muaj vendimi

Hyrja e studentëve të huaj në SHBA, pezullohet për 6 muaj vendimi
5 Qershor, 2025

Donald Trump, presidenti i SHBA-së ka pezulluar për gjashtë muaj fillimisht hyrjen në Shtetet e Bashkuara të shtetasve të huaj...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com