Presidenti i Turqisë, Reccep Tayip Erdogan, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me homologun rus, Vladimir Putin.
Takimi mes dy presidentëve u bë në Moskë, ndërsa gjatë bisedimeve, Erdogan është shprehur se Turqia dëshiron të vazhdojë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes ushtarake me Rusinë.
Kujtojmë se Turqia ka pranuar dhe pjesën e dytë të dërgesës së pajisjeve të sistemit mbrojtjes raketor të Rusisë.
Nga ana tjetër, SHBA-ja e ka kundërshtuar blerjen e sistemit rus nga ana e Turqisë pasi ai, sipas zyrtarëve amerikanë, rrezikon sigurinë e aeroplanëve ushtarakë të SHBA-së./ Opinion.al E.Xh.