Pas konferencës për mediat në kryeministri, presidenti turk Erdogan ka mbërritur në Kuvend.
Ai është pritur nga Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla. Presidenti turk pritet të mbajë një fjalim përshëndetës në Parlament.
Më herët në konferencën e përbashkët për media me kryeministrin Rama, Erdogan theksoi se Turqia pret hapa konkretë dhe vendimtarë nga Shqipëria kundër FETO-s, e cila për të konsiderohet si organizatë terroriste.