Në një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka përsëritur ofertën e tij për ta pritur atë dhe udhëheqësin ukrainas Volodymyr Zelenskyy për bisedime në Stamboll ose Ankara.
Në një deklaratë të lëshuar nga drejtoria e komunikimit e presidencës turke, Erdogan tha se shpreson se një armëpushim afatgjatë “do të hapë rrugën drejt një zgjidhjeje afatgjatë” dhe theksoi rëndësinë e diplomacisë.
Ai tha gjithashtu se korridoret humanitare duhet të funksionojnë në të dy drejtimet në mënyrë efektive dhe pa probleme, shkruan Sky News./Opinion.al