Presidenti rus Vladimir Putin mund të vizitojë Turqinë në fund të muajit prill.
Këtë lajm e bëri të ditur presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan, ku njoftoi se Putin do të marrë pjesë në ceremoninë e reaktorit të parë të energjisë bërthamore, e cila do të mbahet në qytetin Akkuyu në Turqi më datë 27 prill.
“Presidenti rus Vladimir Putin do të jetë i pranishëm më 27 prill ose do të lidhemi online me të”, tha Erdogan.
Kompania shtetërore ruse Rosatom po ndërton termocentralin bërthamor në qytetin Akkuyu në Turqi, i cili është një projekt ku pala ruse po vepron si njëra nga pronaret e termocentralit.
Kompania Rosatom tani zotëron pothuajse 100% të kapitalit të projektit.
Termocentrali, që pritet t’i kushtojë qeversisë turke 20 miliardë Dollarë, do të fillojë të prodhojë energji këtë vit./Opinion.al