Bota

Erdogan për kryeministrin italian: Ai nuk është i zgjedhur, por i emëruar


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:50 - 14/04/21 |
Opi Nion

Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe kryeministri italian Mario Draghi vijojnë deklaratat kundër njëri-tjetrit.

Përplasja mes Erdogan dhe Draghit erdhi pasi ky i fundit e cilësoi presidentin e Turqisë një diktatorë.

Erdogan thotë se Draghi dëmtoi marrëdhëniet mes dy vendeve, teksa shton se ai nuk është i zgjedhur për të qenë kryeministër i Italisë, por i emëruar në atë detyrë.

“Deklarata e kryeministrit italian Draghi ishte e papërshtatshme dhe e paedukatë. Më sjelljen e tij, ai për fat të keq dëmtoi zhvillimin e marrëdhënieve mes Turqisë dhe Italisë. Draghi është një person që është emëruar në atë detyrë dhe nuk është zgjedhur”, u shpreh presidenti Erdogan. Përpara se t’i thuash diçka të tillë Tayyip Erdogan duhet të njohësh historinë tënde, por me sa pamë ai nuk e njeh”,-shtoi presidenti turk gjatë bashkëbisedimit me të rinjtë në pallatin presidencial në Ankara./ Opinion.al

Pas