Bota

Erdogan paralajmëron BE: Do iu sjellim miliona refugjatë…


               Publikuar në : 16:03 - 10/10/19 |
Opi Nion

Pas kritikave të ndërkombëtarëve për ndërhyrjen e Turqisë në Siri, ka reaguar presidenti, Rexhep Taip Erdogan. Ai ka paralajmëruar Europën që të mos ndërhyjë, ose në të kundërt do të kthejë miliona refugjatët që po strehon Turqia.

“Hej Bashkimi Europian, mblidhe veten! Po e përsëris edhe një herë. Nëse përpiqesh ta etiketosh këtë operacion si një pushtim, është shumë e thjeshtë. Ne do të hapim dyert dhe do të dërgojmë 3.6 milionë refugjatët drejt Europës. Që prej fillimit të operacionit, 109 terroristë janë vrarë deri më tani. Si të gjitha operacionet e ndërmarra nga Turqia, qëllimi i “Pranverës së Paqes” është të kontribuojë në integritetin territorial e politik të Sirisë”, tha Erdogan.

Kujtojmë se Turqia nisi ofensivën në territorin e kontrolluar nga kurdët në Siri pas tërheqjes së trupave amerikane. Por, dhe pse SHBA tërhoqi trupat, presidenti Donald Trump paralajmëroi Turqinë që të mos ndërhynte në Siri, pasi në të kundërt Amerika do të shkatërronte ekonominë turke. Por, ky paralajmërim nuk pati ndikim në Turqi e cila tashmë ka nisur bombardimet në Siri./ Opinion.al E.Xh.

Pas