Pavarësisht paralajmërimeve të SHBA, presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, është shprehur se Turqia nuk do të tërhiqet nga marrëveshja me Rusinë për sistemin raketor S-400.
“Ka një marrëveshje. Ne jemi të vendosur. Nuk është në konsideratë për të marrë hap prapa” u tha Erdogan gazetarëve në Stamboll.
Turqia në vitin 2017 nisi përpjekjet për blerë sistemin S-400 nga SHBA, por pas dështimit për gjetjen e një marrëveshje, Erdogan nisi negociatat me Rusinë.
Megjithatë, zyrtarët e SHBA-ve kanë këshilluar Turqinë për të blerë sistemin e raketave Patriot në vend të atij S-400 nga Moska, duke argumentuar se është i papajtueshëm me sistemet e NATO-s.
Turqia është përgjigjur se refuzimi i SHBA-ve për të shitur ato Patriot ishte shkaku që e detyruan Turqinë të kërkojë shitës të tjerë, duke shtuar se Rusia ofroi një marrëveshje më të mirë, duke përfshirë transferimet e teknologjisë./ Opinion.al E.Xh.