Policia e Shtetit dhe Garda e Republikës kanë zbarkuar në terren ditën e sotme.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, bëhet e ditur se policia dhe Gardha kanë marrë masa të shtuara sigurie për të garantuar mbarëvajtjen e vizitës së presidentit të Turqisë Erdogan në vendin tonë.
“Masa të shtuara sigurie të marra nga Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Gardën e Republikës, për garantimin e mbarëvajtjes së vizitës së presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdogan”-thuhet në postimin e policisë.
Ndërsa presidentit turk ndodhet aktualisht në Laç ku edhe do iu dorëzohen çelësat e banesave të reja familjeve që humbën shtëpitë e tyre nga tërmeti i 26 nëntorit 2019./Opinion.al