Kryesore

Erdogan në Laç: Janë ndërtuar 522 njësi banimi që kushtuan 42 milionë euro


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:54 - 17/01/22 |
Opi Nion

Presidenti i Turqisë, Recep Erdogan tha nga Laçi se ndërtimi i 522 njësive të banimit, që u shkatërruan nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, ka kushtuar 42milionë euro.

Erdogan siguroi se Turqia do i jetë gjithmonë pranë Shqipërisë duke thënë se miqësia e dy vendeve do të vijojë përgjatë viteve.

“Në korrik të 2020 sapo nënshkruam memorandumin e mirëkuptimit, filluam ndërtimin e kantierit të ndërtimit dhe pse kishte shpërthyer COVID. Para 13 muajsh, pikërisht në këtë vend ku jemi sot, bëmë ceremoninë e hedhjes së themeleve të banesave, sot po i dorëzojmë këto banesa që janë 522 njësi banimi e kanë kushtuar afërsisht 42 mln euro. I uroj të gjithë familjarëve t’i gëzojnë këto banesa. Arritëm të përmbushim e të mbajmë premtimin tonë”,-tha Erdogan./ Opinion.al

Pas