Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Erdogan në Irak, separatistët kurdë temë qëndrore diskutimi

2024/04/22 at 10:11 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Erdogan në Irak, separatistët kurdë temë qëndrore diskutimi

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan mbërriti në Irak të hënën për vizitën e tij të parë zyrtare në më shumë se një dekadë. Turqia kërkon bashkëpunim më të madh me Bagdadin në lidhje me luftën kundër një grupi militant kurd që ka një bazë në pjesën veriore të Irakut.


Midis dy vendeve ka edhe çështje të tjera të mëdha duke përfshirë çështjet e furnizimit me ujë dhe eksportet e naftës dhe gazit nga pjesa veriore e Irakut në Turqi, të cilat janë ndalur për më shumë se një vit.

Vizita e fundit e Presidentit Erdogan në Irak ishte në vitin 2011, kur ai ishte kryeministër i Turqisë.

Zëdhënësi i qeverisë irakiane Bassem al-Awadi, përmes një deklarate, ndër të tjera tha se vizita e zotit Erdogan do të jetë një “pikënisje e rëndësishme në marrëdhëniet irako-turke” dhe do të përfshijë nënshkrimin e një marrëveshjeje për një “qasje të përbashkët ndaj sfidave të sigurisë” dhe një “marrëveshje strategjike mbi çështjen e furnizimit me ujë”.

Presidenti Erdogan ka thënë se vendi i tij planifikon të nisë një operacion të madh ushtarak kundër Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK). Fjala është për një lëvizje separatiste kurde aktiviteti i të cilës është i ndaluar në Turqi. Presidenti Erdogan gjithashtu ka paralajmëruar operacione në Irak, gjatë verës, me synimin për të çrrënjosur “përgjithmonë” kërcënimin që paraqet lëvizja PKK.

Turqia ka kryer ofensiva të shumta tokësore kundër grupit në pjesën veriore të Irakut në të kaluarën, ndërsa avionët turq shpesh sulmojnë objektiva të dyshuara të PKK-së në rajon.

Ankaraja tani synon të krijojë një korridor sigurie nga 30 deri në 40 kilometra përgjatë kufirit të përbashkët me Irakun, u tha gazetarëve muajin e kaluar ministri turk i mbrojtjes Yasar Guler.

Grupi PKK lufton për një shtet autonom kurd në Turqinë juglindore dhe këto përpjekje deri më tani kanë marrë dhjetëra mijëra jetë gjatë viteve 1980. PKK është shpallur organizatë terroriste nga Turqia dhe aleatët e saj perëndimorë.

Bagdadi është ankuar në të kaluarën se operacionet turke kundër PKK-së shkelin sovranitetin e saj, por duket se po i afrohet qëndrimit të Ankarasë.

Në mars, pas një takimi midis ministrave të jashtëm të Irakut dhe Turqisë, Bagdadi njoftoi se Këshilli irakian i Sigurisë Kombëtare, kishte lëshuar një ndalim për PKK-në, megjithëse nuk e cilësoi atë si një organizatë terroriste.

Të dy vendet lëshuan një deklaratë të përbashkët në të cilën thanë se grupi përfaqëson një “kërcënim të sigurisë si për Turqinë ashtu edhe për Irakun” dhe se prania e tij në territorin irakian ishte një “shkelje e Kushtetutës së Irakut”.

Kryeministri irakian Mohammed Shia al-Sudani u tha gazetarëve gjatë një vizite në Uashington javën e kaluar se Iraku dhe Turqia kanë “interesa të dhe projekte të përbashkëta”. Ai vuri në dukje se PKK-ja ka pasur prej kohësh një prani në Irakun e veriut, “por ne nuk do të lejojmë asnjë grup të armatosur në territorin irakian që ta përdorin Irakun si pikënisje për sulme”.

Ankaraja ka argumentuar se prania e bazave të PKK-së përbën një kërcënim për ndërtimin e planifikuar të një rruge kryesore tregtare. Fjala është për Rrugën e Zhvillimit të Irakut, që do të lidhë portin e Grand Fawit në Basra, në pjesën jugore të Irakut me Turqinë dhe Evropën përmes një rrjeti hekurudhor dhe autostradave.

Bagdadi mund të veprojë ndaj PKK-së siç ka vepruar ndaj grupeve disidente kurde iraniane me bazë në Irakun verior.

Prania e disidentëve iranianë ishte bërë një pikë tensioni me Teheranin, i cili në mënyrë periodike ka kryer sulme ajrore mbi bazat e tyre në Irak. Verën e kaluar, Irani dhe Iraku arritën një marrëveshje për të çarmatosur grupet disidente dhe për të zhvendosur anëtarët e tyre nga bazat ushtarake në kampet e zhvendosjes.

Bisedimet midis Presidentit Erdogan dhe zyrtarëve irakianë pritet të përqëndrohen gjithashtu në bashkëpunimin energjetik si dhe rifillimin e dërgimit të naftës për në Turqi.

Një tubacion që shkon nga rajoni gjysmëautonom kurd për në Turqi është mbyllur nga marsi i vitit 2023, pasi një vendim i gjykatës së arbitrazhit urdhëroi Ankaranë t’i paguante Irakut 1.5 miliardë dollarë për eksportet e naftës që anashkaloi qeverinë qendrore irakiane. Ndarja e të ardhurave nga nafta dhe gazi ka qenë prej kohësh një çështje që ka nxitur tensione midis Bagdadit dhe autoriteteve kurde në Irbil.

Çështjet që kanë të bëjnë me furnizimin me ujë ka të ngjarë të jenë gjithashtu një çështje kyçe në diskutimet Turqi-Irak.

Lumenjtë Tigër dhe Eufrat, të cilët sigurojnë pjesën më të madhe të ujit të freskët të Irakut, e kanë origjinën në Turqi. Në vitet e fundit, zyrtarët irakianë janë ankuar se digat e instaluara nga Turqia po reduktojnë furnizimin me ujë të Irakut. Ekspertët kanë frikë se ndryshimi i mjedisit ka të ngjarë të përkeqësojë furnizimin edhe ashtu problematik të ujit në Irak, me pasoja potencialisht shkatërruese.

Mustafa Hassan, një banor i Bagdadit tha se ai shpreson që vizita e zotit Erdogan “të ndihmojë në zgjidhjen e problemeve që lidhen me ujin, sepse Iraku po vuan nga një krizë e mungesës së ujit dhe kjo ndikon në bujqësi”./ VOA



Ju sugjerojmë

Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Mbetjet e Kurum, policia ekzekuton 20 nga 33 masat e dhëna nga Prokuroria

4 Shkurt, 2026 10:41 am
Gjermania do të nis reformë gjithëpërfshirëse të pensioneve
Bota

Gjermania do të nis reformë gjithëpërfshirëse të pensioneve

4 Shkurt, 2026 10:25 am
Pagat/ Pas Ramës reagon Shoqata e Prokurorëve: Presioni nuk i shërben forcimit të…
Aktualitet

Pagat/ Pas Ramës reagon Shoqata e Prokurorëve: Presioni nuk i shërben forcimit të…

4 Shkurt, 2026 9:25 am
Shkarkohet nga detyra drejtoresha e IdentiTek
Aktualitet

Shkarkohet nga detyra drejtoresha e IdentiTek

4 Shkurt, 2026 9:18 am
Kërkesa për pagat, Rama-gjyqtarëve: Jeni të pavarur, por a jeni të paanshëm?
Aktualitet

Kërkesa për pagat, Rama-gjyqtarëve: Jeni të pavarur, por a jeni të paanshëm?

4 Shkurt, 2026 9:15 am
Pagat, Rama:Gjyqtarët si parti politike, veçoj SPAK që nuk i është bashkuar kërkesës
Aktualitet

Pagat, Rama:Gjyqtarët si parti politike, veçoj SPAK që nuk i është bashkuar kërkesës

4 Shkurt, 2026 9:11 am
I dha Jeffrey Epstein të dhëna qeveritare, nisin hetimet ndaj ish-ministrit britanik
Bota

I dha Jeffrey Epstein të dhëna qeveritare, nisin hetimet ndaj ish-ministrit britanik

4 Shkurt, 2026 8:41 am
Vritet djali i ish-liderit të Libisë Muammar Gaddafi
Bota

Vritet djali i ish-liderit të Libisë Muammar Gaddafi

4 Shkurt, 2026 8:38 am
Rekomandimi i mediave të huaja, çfarë mund të vizitoni në Shqipëri
Aktualitet

Rekomandimi i mediave të huaja, çfarë mund të vizitoni në Shqipëri

4 Shkurt, 2026 8:34 am
Parashikimi i motit, 22 gusht 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, si do vijojnë temperaturat përgjatë ditës

4 Shkurt, 2026 8:32 am
Para
Shoferi i dehur përfundon në kanal

Shoferi i dehur përfundon në kanal

Horoskopi, 2 maj 2022

Horoskopi për ditën e sotme 23 prill 2024

Javën e ardhshme, rrebeshe dhe dëborë në Shqipëri

Përkeqësim i kushteve atmosferike, parashikimi i motit për ditën e sotme
















TE FUNDIT

Mbetjet e Kurum, policia ekzekuton 20 nga 33 masat e dhëna nga Prokuroria

Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
4 Shkurt, 2026

Sipas policisë së Durrësit, operacioni policor i organizuar në Durrës, Tiranë dhe Elbasan ka bërë të mundur ekzekutimin e 20...

Lexo më shumë

Gjermania do të nis reformë gjithëpërfshirëse të pensioneve

Gjermania do të nis reformë gjithëpërfshirëse të pensioneve
4 Shkurt, 2026

Në marrëveshjen e koalicionit midis konservatorëve dhe socialdemokratëve,qeveria gjermane i vendosi vetes objektivin e mëposhtëm: "Ne do të krijojmë një...

Lexo më shumë

Pagat/ Pas Ramës reagon Shoqata e Prokurorëve: Presioni nuk i shërben forcimit të…

Pagat/ Pas Ramës reagon Shoqata e Prokurorëve: Presioni nuk i shërben forcimit të…
4 Shkurt, 2026

Pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në një komunikim virtual me qytetarët në “Facebook”, ka reaguar edhe Shoqata e Prokurorëve në lidhje...

Lexo më shumë

Shkarkohet nga detyra drejtoresha e IdentiTek

Shkarkohet nga detyra drejtoresha e IdentiTek
4 Shkurt, 2026

Ministria e Punëve të Brendshme ka shkarkuar nga detyra drejtoreshën e IdentiTek Freskida Halilaj. Ende nuk dihen motivet e qarta...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com