“Hisoriani dhe ish-Ministri i jashtëm Paskal Milo ka komentuar ardhjen e Erdogan në Tiranë në datën 17 janar që ka përkuar me datën e vdekjes së Skënderbeut.
Ndërsa nuk dinte të thoshte nëse kjo ka patur një simbolikë pas, Milo tha se ishte përgjegjësi e protokollit shqiptar dhe se kjo datë mund të ishte shmangur. “Unë që kur e mësova e bëra asociacionin. Mendoj që është përgjegjësi e protokolleve shtetërore. Një vizitë zyrtare e këtij niveli diskutohet para se të shpallet data dhe kjo negociohet mes përfaqësuesve të shtetit, portokolli i shtetit. Këtu nuk ka faj përfaqësia turke, fajin e ka përfaqësia shqiptare.
Sepse një përfaqësues shqiptar, e di ose duhet ta dijë dhe është turp nëse nuk e di që në 17 Janar…
Mund të ishte evituar nëse ata që merren me këtë punë e dinin dhe t’i thoshin palës turke: Meqë ka sensibilitet në Shqipëri për këtë datë, le të gjejmë një datë tjtër. Një ditë para ose pas”, tha Milo./Opinion.al