Presidentit Rexhep Tajip Erdogan (Recep Tayyip Erdoğan) vazhdojnë ti vijnë telefonata dhe mesazhe urimi nga liderët e huaj pas miratimit me votën e popullit të ndryshimeve kushtetuese në referendumin e të dielës.
Të parët që e morën Erdoganin në telefon ishin liderët e Azerbajxhanit, Katarit dhe Palestinës.
Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Alijev e përgëzoi Presidentin Rexhep Tajip Erdogan dhe popullin turk për përfundimin me sukses të referendumit dhe për pjesëmarrjen e lartë në votim.
Në mesazhin e urimit dërguar Presidentit Erdogan, rezultatet e referendumit Alijev i vlerëson si një mbështetje të madhe që populli i jep politikës së Presidentit Rexhep Tajip Erdogan.
Edhe Emiri i Katarit, Temim Hamed al-Tani dhe Kryetari i Shtetit të Palestinës, Mahmud Abas e morën Presidentin Erdogan në telefon dhe e uruan për fitoren.
Ndër liderët e tjerë që e uruan Presidentin Erdogan me telefon ishin edhe mbreti i Bahrejnit Hamet bin Isa al-Halife, Kryetari i Shtetit të Guinesë dhe njëherësh Presidenti i Radhës së Unionit Afrikan, Alpha Conde dhe lideri i lëvizjes tuniziane “Nahda”, Rashid Ganushi. /TRT/