Presidenti turk Erdogan deklaron se ushtria ka tentuar ta vrasë.
I shoqëruar nga dhëndri i tij dhe ministri i energjisë, Berat Albayrak, Presidenti turk ka dalë në një konferencë për mediat në orët e para të mëngjesit .
Erdogan tha se vetëm pak pasi kishte ikur, hoteli i tij në Marmaris ishte bombarduar nga ushtarakët.
“Kjo kryengritje është një dhuratë nga Zoti. Do të na ndihmojë të pastrojmë ushtrinë prej këtyre lloj elementësh”-tha ai.