Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan i ka kërkuar Presidentit Amerikan të ekstradojë në Turqi Fethullah Gulen.
Sipas CNN Turk, Erdogan ka theksuar se SHBA dhe Turqia kanë marrëdhënie të mira dypalëshe, sipas tij, Obama do ta ndihmonte atë për të ekstraduar imamin Gulen, ku prej vitesh jeton tashmë në Pennsylvania.
Referuar tentativës për grusht shteti, ai bëri me dije se është organizuar nga një pjesë e vogël e ushtrisë që ishte jashtë zinxhirit komandues të saj.