Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Erdogan hap rrugën për anëtarësimin e Suedisë në NATO

2023/07/11 at 9:03 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Erdogan: Me Putin kemi një marrëdhënie të veçantë, Biden s’mund të më quajë autokrat

Poker para samitit të NATO-s në Vilnius. Fillimisht presidenti turk deklaroi se Suedia do të anëtarësohet në NATO, vetëm nëse Turqia lejohet të anëtarësohet në BE. Por më vonë ndryshoi mendje.


Në qendër të samitit të NATO-s janë ndihmat për Ukrainën dhe mbrojtja e krahut lindor të NATO-s. Por një ditë para fillimit të samitit presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, tërhoqi vëmendjen me deklaratën e tij mbi anëtarësimin e Suedisë në NATO.

Autokrati i rizgjedhur Erdogan është ankuar vazhdimisht se Suedia nuk ekstradon terroristë të dyshuar kurdë dhe lejon tubime anti-islamike. Suedia nuk i ka plotësuar ende kushtet për anëtarësim në NATO, kritikoi Erdogani.

Erdogani vendos një kusht të ri: bisedimet për pranimin në BE

Rexhep Tajip Erdogan shkaktoi zemërim në radhët e NATO-s me një kërkesë të re. Ai tha se Suedia, që është anëtare e BE-së, mund të anëtarësohet në NATO, vetëm nëse në këmbim Turqia mund të anëtarësohet në Bashkimin Evropian. Negociatat e pranimit janë ngrirë de fakto nga BE-ja, sepse Turqia nuk i përmbush më kërkesat minimale të shtetit të së drejtës. Negociatat kanë nisur që nga viti 2005, por edhe presidenti turk Erdogan ka kohë që tregon vetëm pak interes për anëtarësimin e vendit të tij në BE.

Kritika nga parnerët e NATO-s

Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda, i kritikoi deklaratat e Erdoganit duke thënë se kushtet e reja të vëna në minutën e fundit nuk i ndihmojnë bisedimet për anëtarësimin e Suedisë në NATO dhe se në këtë mënyrë nuk mund të arrihet kurrë një përfundim. Edhe kancelari gjerman, Olaf Scholz, e hodhi poshtë lidhjen mes pranimit të Turqisë në BE dhe pranimit të Suedisë në NATO. Njëra nuk ka lidhje me tjetrën, tha  Scholz, sipas të cilit Suedia i ka plotësuar të gjitha kërkesat.

Kryeministri suedez, Ulf Kristersson, dhe kryediplomati i NATO-s, Jens Stoltenberg, i hodhën poshtë akuzat. Suedia i ka ndryshuar ligjet e saj, ka hequr embargon e armëve ndaj Turqisë, ka dëbuar aktivistët e parë të PKK-së dhe ka plotësuar të gjitha kushtet e vendosura një vit më parë në samitin e NATO-s në Madrid, ku Finlanda dhe Suedia u ftuan njëzëri për t’u bërë anëtare të NATO-s.

Kryeministri suedez Ulf Kristersson vuri në dukje se në një shtet ku sundon ligji si Suedia nuk mund të ndalohen thjesht demonstratat kritike ndaj fesë islame, sepse ndryshe nga Turqia në Suedi ekziston liria e shprehjes.

Erdogani ndryshon mendje

Pas bisedimeve të ndërmjetësimit me Erdoganin dhe me kryeministrin suedez Ulf Kristersson në kryeqytetin lituanez, Vilnius, Erdogani premtoi se do t’i hapë rrugën Suedisë për t’u anëtarësuar në NATO. “Suedia do të bëhet anëtare e plotë e aleancës”, tha të hënën Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, Sipas tij Erdogani u zotua se do të sigurojë ratifikimin e vendimit të pranimit të Suedisë nga parlamenti i vendit të tij.

Diplomatët e NATO-s njoftuan se edhe më parë ishte zhvilluar edhe një bisedë telefonike midis Erdoganit dhe Presidentit të SHBA, Joe Biden, e cila mund të ketë sjellë një lloj lëvizje në çështjen e pranimit të Suedisë

Turqia dëshiron të blejë avionë luftarakë F-16 nga fuqia kryesore e NATO-s, SHBA. Por Recep Tayyip Erdogan tha për mediat se nuk ka asnjë lidhje midis avionëve F-16 dhe Suedisë.

Pas Erdoganit dhe Orbani

Diplomatët e NATO-s mendojnë gjithashtu se tani që Turqia do të miratojë përfundimisht pranimin e Suedisë në NATO, do të dorëzohet edhe presidenti hungarez Viktor Orban,  i cili me kushtet e tij dëshiron që Bashkimi Evropian të paguajë paratë e ndihmës që i ka ndërprerë Budapestit për shkak të disa mospajtimeve me Brukselin./DW

Etiketa: natoRexhep Tajip Erdogansuediturqi


Ju sugjerojmë

Izraeli kryen sulme të reja ajrore në jug të Libanit
Bota

Izraeli kryen sulme të reja ajrore në jug të Libanit

2 Janar, 2026 6:33 pm
Kosova e nisi vitin 2026 pa buxhet
Kryesore

Kosova e nisi vitin 2026 pa buxhet

2 Janar, 2026 5:11 pm
Zbulohet si nisi zjarri që i mori jetën 47 personave brenda lokalit në Zvicër
Bota

Zbulohet si nisi zjarri që i mori jetën 47 personave brenda lokalit në Zvicër

2 Janar, 2026 4:31 pm
Auto-Skicë
Kronikë

Orikum/ Burri vret gruan dhe më pas vetëvritet në garazh

2 Janar, 2026 3:16 pm
Korçë/ Prezencë akulli në rrugë, Policia apel qytetarëve: Përdorni zinxhirë
Aktualitet

Korçë/ Prezencë akulli në rrugë, Policia apel qytetarëve: Përdorni zinxhirë

2 Janar, 2026 1:54 pm
Auto-Skicë
Kronikë

Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Shkodër, humb jetën çifti i bashkëshortëve

2 Janar, 2026 10:53 am
Auto-Skicë
Bota

“I përpiu zjarri”, çfarë e shkaktoi tragjedinë e Zvicrës?

2 Janar, 2026 9:26 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, 2 janar 2026

2 Janar, 2026 8:57 am
Moti i keq në Vlorë, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe të peshkimit
Aktualitet

Moti i keq në Vlorë, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe të peshkimit

1 Janar, 2026 11:00 pm
47 viktima në lokalin që u përfshi nga zjarri, Zvicra shpall pesë ditë zije
Bota

47 viktima në lokalin që u përfshi nga zjarri, Zvicra shpall pesë ditë zije

1 Janar, 2026 7:33 pm
Para
Rusia rinis sulmet në Ukrainë

Rusia rinis sulmet në Ukrainë

Tensionet në Francë/ I riu bën thirrje për vrasjen e një polici, dënohet me një vit burg

Tensionet në Francë/ I riu bën thirrje për vrasjen e një polici, dënohet me një vit burg

I dënuar për vrasje, arrestohet pas disa vitesh arrati 35-vjeçar shqiptar në Greqi

I dënuar për vrasje, arrestohet pas disa vitesh arrati 35-vjeçar shqiptar në Greqi
















TE FUNDIT

Izraeli kryen sulme të reja ajrore në jug të Libanit

Izraeli kryen sulme të reja ajrore në jug të Libanit
2 Janar, 2026

Izraeli ndërmori disa sulme ajrore në Libanin jugor, në përfundim të afatit të vendosur për çarmatosjen e grupit militant Hezbollah...

Lexo më shumë

Kosova e nisi vitin 2026 pa buxhet

Kosova e nisi vitin 2026 pa buxhet
2 Janar, 2026

Bllokadat që karakterizuan gjithë 2025-tën e pamundësuan edhe miratimin e projektligjit për buxhetin e këtij viti. Aktualisht, vendi funksionon me...

Lexo më shumë

Zbulohet si nisi zjarri që i mori jetën 47 personave brenda lokalit në Zvicër

Zbulohet si nisi zjarri që i mori jetën 47 personave brenda lokalit në Zvicër
2 Janar, 2026

Zjarri tragjik që shpërtheu në një bar të një resorti skish në Zvicër u shkaktua nga fishekzjarre të vendosura në...

Lexo më shumë

Orikum/ Burri vret gruan dhe më pas vetëvritet në garazh

Auto-Skicë
2 Janar, 2026

Një krim në familje ka ndodhur ditë e sotme në Orikum. Policia e Vlorës deklaron se një 50- vjeçar ka...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com