Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan bëri thirrje për një luftë globale kundër islamofobisë, pas sulmeve vdekjeprurëse në dy xhami të Zelandës së Re, të cilat ai i ka konsideruar si sulm i gjerë ndaj Islamit.
Udhëheqësi turk kërkon nga Perëndimi që të bëjë më shumë kundër ndjenjave antimyslimane. Gjatë një takimi të ministrave nga Organizata për Bashkëpunimin Islamik në Stamboll, Erdogan tha:
“Në këto kohë po përballemi me një valë të gjerë islamofobie dhe urrejtjeje ndaj myslimanëve. Ndërkohë grupet e ekstremit të djathtë duhen trajtuar si terroristë, njësoj me xhihadistët e Shtetit Islamik.”
Kujtojmë se më 15 mars, australiani Brenton Tarrant vrau 50 njerëz në dy xhami në Zelandën e Re. Ai transmetoi live sulmin, teksa kishte përhapur në rrjete sociale edhe manifestin e tij kundër myslimanëve. /Opinion.al