Bota

Erdogan do të takojë Putin në Moskë në fund të muajit


               Publikuar në : 17:23 - 24/08/19 |
Al Do

Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij turk Recep Tayyip Erdogan do të zhvillojnë një takim pasi ky i fundit do të udhëtojë në Moskë më 27 gusht. Zyra e presidentit të Turqisë ka njoftuar se takimi është vendosur pas një telefonate mes dy presidentëve ku u diskutua kryesisht për zhvillimet në Siri.

Burime zyrtare nga Kremlini theksuan se Putin dhe Erdogan kanë rënë dakord për të shtuar përpjekjet që situata të qetësohet në provincën Idlib, ku dhuna ka detyruar dhjetëra mijëra persona të largohen nga vendbanimet e tyre.

Qeveria ruse dhe ajo turke mbështesin palë të ndryshme në konfliktin në Siri.

Deri tani Turqia ka pritur më shumë se 3.6 milionë refugjatë nga Siria që nga konflikti në Mars të 2011.

Që prej fundit të muajit maj, Qeveria e Sirisë e ndihmuar nga ushtria ruse kanë bombarduar provincën Idlib e cila është bastioni i fundit i forcave që kundërshtojnë regjimin e Asadit. /Opinion.al

Pas