Bota

Erdogan dëshiron të bisedojë me Putinin dhe Zelenskyn për çështjen e grurit



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:46 - 12/06/22 |
Opi Nion

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha të dielën se planifikonte të zhvillonte bisedime javën e ardhshme me liderin rus Vladimir Putin dhe homologun ukrainas Vladimir Zelensky për të diskutuar për eksportet e sigurta të grurit nga Ukraina.

“Ka një luftë që po zhvillohet midis Ukrainës dhe Rusisë dhe ne e dimë se produktet bujqësore vijnë nga këto vende në një masë të madhe”,-tha ai. “Në këtë fazë nuk kemi asnjë problem me këtë, kemi 5 milionë tonë grurë në magazina, por do të donim t’i rrisnim këto vëllime.

“Ne do të marrim pjesë në punën për (krijimin e një korridori të sigurt për dërgesat e produkteve bujqësore) jo vetëm për veten tonë, por edhe për vendet e treta,”-vazhdoi ai.

“Negociatat janë duke vazhduar. Në javën e ardhshme do të diskutojmë me Zelensky dhe Putin se çfarë hapash mund të ndërmerren”,-tha Erdogan.

Presidenti rus Vladimir Putin më herët tha se Moska ishte e gatshme të garantonte eksporte të papenguara të grurit nëse Ukraina pastronte portet e saj nga minat dhe se mund të rregullonte eksportet përmes porteve të kontrolluara nga pala ruse, shkruan TASS./Opinion.al

Pas