Gazetari investigativ, Artan Hoxha këtë të mërkurë ka publikuar pamjet nga një plantacion me kanabis në Shqipëri. Zona ku është mbjellë droga nuk bëhet e ditur, por gazetari thotë se bëhet fjalë për një hibrid të ri të kanabisit me emrin “Gorilla”.
Gazetari i ftuar në Abc news tha se fara është modifikuar në kushte laboratorike në Spanjë dhe për herë të parë është kultivuar në Shqipëri.
Sipas Hoxhës, lloji i ri i kanabisit piqet brenda 60 ditëve ndërsa çmimi shkon në 4500 euro.
“Në rastin konkret ata janë profesionistë. Kjo e ka çmimin 4500 euro, 4 herë më shumë se bima. Është për treg Europian se është shumë cilësore. Është një bimë e mirë e ardhur nga Europa dhe aplikuar në Shqipëri”, tha Hoxha./Opinion.al