Aktualitet

“Erdhi momenti”, ministri çek njofton hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:34 - 19/07/22 |
Opi Nion

“Erdhi momenti që të happen negociatat mes BE-së dhe Shqipërisë”,-kështu u deklaroi ministri i Jashtëm i Çekisë i cili njoftoi zyrtarisht hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE.

Ministri i Çekisë parashtroi gjatë fjalës së tij detyrimet që ka Shqipëria gjatë këtij rrugëtimi të gjatë në drejtim të Bashkimit Europian. Ai tha se BE pret që Shqipëria të respektojë traktetet e Bashkimit Europian mbi të drejtat e njeriut dhe të pakicave.

Të mirat për të dyja palët janë të qarta. BE është parteri juaj më i madh për të mirat në investimet e juaja. Presim përpuethshmëri në mënyrë që procesi i zgjerimit të jetë më i besueshëm, më dinamik. E i vendos shumë vend një zbatimit të konsensusit të zgjerimit. Në përputhshmëri të 25 marsit të vitit 2020 Këshilli miratoi në 18 qershor 2022 kuadrin e përgjithshëm konsensusin e zgjeruar të integrimit. Negociatat synojnë zgjerimin në qasjen e BE-së. Shqipëria duhet që të përkrahë dhe të zbatojë të gjitha reformat, veçanërisht reforma për korrupsion, reforma e krimit të organizuar, administratën publike.Mirëpresim faktin që Shqipëria është në dakordësi të plotë për politikat e BE. Mirëpresim gatishmërinë e Shqipërisë për anëtarësim, do ju mbështesim në përpjekjet tuaja dhe mezi ju presim të jeni si një anëtar me të drejta të plota“- tha ia,

Po ashtu, ai theksoi domosdoshmërinë që Shqipëria të jetë një shtet ligjor, ku zbatohen të drejtat e njeriut duke përfunduar edhe Reformën në Drejtësi, reformën në administratën publike si edhe reforma të tjera të ngjashme.

Pas