Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Erdhi me ftesë të Ramës, pikëpyetje mbi vizitën e presidentit kroat në Jug

2020/08/27 at 4:45 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Erdhi me ftesë të Ramës, pikëpyetje mbi vizitën e presidentit kroat në Jug

Vizita e presidentit kroat, Zoran Milenoviç, në Shqipëri më 12 dhe 13 gusht duket se mund t’i hapë atij probleme pasi sipas Komisionit për Përcaktimin e Konfliktit të Interesit në Kroaci kjo vizitë është e pa dokumentuar.

Mediat kroate shkruajnë se raporti i Komisionit thotë se Milanoviç ishte në Shqipëri në 12 dhe 13 gusht me ftesë personale të kryeministrit shqiptar Edi Rama, çka mund të nënkuptojë se ka marrë një dhuratë të paligjshme. Gjithashtu, raporti kujton se Milanoviç nuk ishte më këshilltar i Kryeministrit shqiptar Rama para se të bëhej Presidenti i Republikës.

Ata pretendojnë se ka pasaktësi në deklaratat e presidencës në lidhje me këtë vizitë, ku në fillim u tha se ishte private dhe shpenzimet u mbuluan nga vetë Milanoviç dhe tani thuhet se ishte zyrtare dhe shpenzimet u mbuluan nga paratë e taksapaguesve.

Duke u nisur nga ky deklarim, ata i kanë kërkuar të dhëna Shqipërisë, konkretisht kryeministrit Rama në lidhje me vizitën në fjalë, të cilën Milanoviç e kreu duke ardhur me një jaht ushtarak të Kroacisë, që më herët e kishte përdorur edhe ish-lideri jugosllav, Tito.

Sipas raportimit të mediave kroate Zyra e Presidentit njoftoi në 12 gusht se Milanoviç po qëndronte në Shqipëri privatisht, me ftesë personale të Kryeministrit Edi Rama. Detyrat presidenciale nuk janë regjistruar zyrtarisht në faqet e internetit të Zyrës së Presidentit, as në faqet e kryeministrit Ramës, i cili është shumë aktiv në rrjetet sociale.

Presidentja e Komisionit për të vendosur mbi konfliktin e interesit, Natasha Novakoviç, konfirmoi dje për RTL se përgjigja e Presidencës që mbërriti pasdite ka disa informacione kontradiktore.

“Komisioni ka një letër nga zyra e tij që informon mediat se ai do të mungojë në 12 dhe 13 gusht sepse ai ka një udhëtim privat në Shqipëri. Nga ana tjetër, sot morëm një letër se ai ishte në një udhëtim zyrtar. Nuk e morëm dokumentacionin e kërkuar nga komisioni. Ne do të duhet të përsërisim letrën për të marrë dokumentacionin që tregon se kush ka paguar për udhëtimin, pse shkoi, nëse ai shkoi zyrtarisht apo jo, vetëm kjo deklaratë nuk është e mjaftueshme”, tha Novakoviç, duke shtuar se Komisioni do të vazhdojë të merret me këtë çështje./ Opinion.al

Ju sugjerojmë

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
Kryesore

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:02 pm
“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 6:37 pm
Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles
Kryesore

Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles

7 Qershor, 2025 6:22 pm
Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë
Kryesore

Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë

7 Qershor, 2025 6:18 pm
The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…
Kryesore

The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…

7 Qershor, 2025 5:55 pm
Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik
Aktualitet

Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik

7 Qershor, 2025 5:24 pm
Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç
Rajoni

Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç

7 Qershor, 2025 5:10 pm
Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin
Kryesore

Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin

7 Qershor, 2025 4:54 pm
Para
Situata tensionohet, Turqia njofton stërvitje ushtarake në Mesdheun lindor

Situata tensionohet, Turqia njofton stërvitje ushtarake në Mesdheun lindor

Largohet drejtuesja e Hipotekës së Korçës, ja kush komandohet

Largohet drejtuesja e Hipotekës së Korçës, ja kush komandohet

Reagon Putin: Sulmet ajrore, akt agresioni ndaj Sirisë

"Kam gati trupat të ndërhyjnë", Putin mesazh për Lukashenkon

TE FUNDIT

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Pas Serbisë, edhe Kombëtarja shqiptare ka mbërritur në stadiumin “Air Albania”, aty ku do të luhet përballja mes dy ekipeve....

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
7 Qershor, 2025

Shqipëria do të përballet sot ndaj Serbisë në orën 20:45, një ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026. Përveç...

Lexo më shumë

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Kombëtarja e Serbisë është nisur drejt stadiumit “Air Albania”, aty ku prej orës 20:45, do të luhet ndeshja ndaj Shqipërisë....

Lexo më shumë

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Ditën e sotme do të zhvillohet ndeshja e shumëpritur Shqipëri-Serbi në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45. Shumë prej tifozëve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com