Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Era Vllaznim

2016/07/11 at 10:48 AM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Armik

Nga Edison YPI


Nën Urën e Dajlanit “Car Wash 100% anglez”. Lavazhierët, dy adoleshentë tropojanë, të thonë me vendosmëri se me përjashtim të ujit dhe korentit shqiptar, pompat, stekat, sfungjerët, solucionet, janë të gjitha britanike.
Ku plazhi i makinave është 100% anglez, plazhi i njerëzve nuk mund të mos jetë 100% shqiptar.
Në Shkozet bëjnë për plazh kryesisht shqiptarë Kosove dhe Maqedonie.
Duke folur me ta që quhen Berat, Elbasan, Saranda, Labinot, Kujtesa, Buna, Vjosa, Vlora, si dhe Festimi, Flamuri, Patrioti, Vigjilenti, Agoni, Visari, Etniku, Lasgushi, Hitleri, Herolindi, Shpejtimi, provon ndjesinë se po flet me Kombin. Të vjen keq që nuk ka shqiprar Shqipërie që quhet Istog, Gjilan, Prizren apo ndonjë vlonjate a korçare që quhet Prishtina.
Emrat e lokaleve të ëve të Shkozetit janë “Jehona e Gostivarit”, “Besa e Gostivarit”, “Vushtrria, “Prizreni”, “Lidhja e Prizrenit”, “Tetova, “Ferizaj” “Prishtina” etj. Pra emrat e vendeve të Shqipërisë ua vënë kalamajve, emrat e vendeve të Kosovës dhe Maqedonisë ua venë bizneseve.
Sipas këmbyesit të valutave në rrugë, një durrsak i bëshëm që mban në duar tufa me Euro dhe dollarë, me këta nuk ja vlen të merresh. Janë të ngathët, të pakulturuar, të pagdhendur. Të mira, sipas derrit durrsak, këta kanë vetëm Eurot, dhe zgërdhihet.
Erdhi vjet nipi im nga Italia, thotë një mesoburrë, kur një dit, tek bënte plazh, pa një pejan nja 3 vjeç që bëri kakën në rërë. Mamaja e bebes, e mblodhi kakën e bebit me gazetë e hodhi në det. Zonjë, mos vepro në këtë mënyrë, se është gabim, i tha pejanes një durrsak që kishte ardh me pushime nga Afrika e Jugut. Pejania iu përgjigj; Ani-ani, s’ka problem, kështu e doni ju shqiptarët e Shqipnis. Sapo mori këtë përgjigje nipi u betua sa kohë në plazh të ketë kosovarë e tetovarë në Shqipëri nuk do vi më kurrë.
Një tironc,
-Njihen nga gjuha e derrit që flasin, nga e qethmja që s’ngjan me asnjë modë, nga e veshmja për ibret, nga e hecmja si katunar, nga të gjitha, jan’ rob’ të trash’.
Punëtori i karburantit:
– Dallohen pa fol që s’janë si ne. E kanë ballin e gjerë, veshët e mëdhenj, buzët të trasha, hanë shumë bukë dhe ëmbëlsira, pinë shumë ujë.
Një pispilluq që punon në një televizion:
-Janë bërë si mizat e dheut. Nuk i duroj dot. Do ta shes apartamentin që sapo e bleva.
Një lab:
– Para 20 vjetësh ishin 50 vjet para nesh. Tani i kemi lënë ne ata nja 200 vjet mbrapa, dhe të paktën 80 vjet anash. Janë të prapambetur, të trashë, të pistë, të pabesë.
Një durrsak:
-Na kan zili. Ka ardhur, ta zëmë, vjet dhe ka parë një kioskë, pastaj ka ardhur prap’ sivjet, dhe në vend të kioskës ka gjetur një grataçiel. Me zhvillimin tonë galopant mbeten me gojë hapur amerikanët dhe anglezët, e jo më këta.
Një elbasanlli:
-Njeriu nuk njihet në det dhe i lagur. Njeriu njihet në tokë dhe i thatë. Këta dallohen kur ecin duke u lëkundur sikur janë mbi anije, kur hanë dhe pinë si të babëzitur. Tani që u bë rruga në Shkozet më përpara mbërrin në Shkozet një prizrenali i trashë, se një leskoviqar i sofistikuar.
Një polic:
-Janë të çuditshëm. Edhe të trashë, edhe të hollë. Edhe të mirë edhe të këqinj. Edhe të ndershëm edhe të pamoralshëm.
Nën një çadër tre ë të rritur dhe një Festim nja 15 vjeç. Festimi pi kafe si burrat, tre burrat pinë kakao si gratë.
-Pse nuk keni vajtur në Greqi ose në Spanjë por keni ardhur në Shqipëri ?
-Kemi prona, shtëpi të mëdha, kerra të shtrenjtë, kemi pasurina, kemi pare, udhëtojm, bëjm biznese. A e diVpse vijmë këtu ?
-Jo, nuk e di, ma thuaj.
-Sepse këtu flitet Shqip.
Fjalët e fundit i tha duke uluritur dhe duke i rënë tavolinës me grusht aq fort sa kafeja e djaloshit dhe kakao e burrave kërcyen përpjetë dhe trembën dynjanë.
Katër diva nga Drenica, nga 19 deri 25 vjeç kanë qejf të bëjnë muhabet dhe pranojnë të fotografohen. Paguajnë 20 Euro në natë për një apartament dy dhoma e kuzhinë, ujë, dush, të gjitha, çka nuk iu duket shumë. Nuk kanë asnjë ide për korrupsionin, EULEX-in, islamizmin, Albin Kurtin. Për Hashim Thaçin, thonë, e kemi pi Drenice.
– Sa vjeç je ?
– 12.
– Nga je ?
– Nga Rahoveci.
– Si e ke emrin ?
– Atdhe.
Gjithçka e qartë. Paske ardhur Ti Atdhe i gjithi këtu prandaj bëjnë këta kështu.
Një prishtinalie thotë se shqiptarët e Shqipërisë janë të egër, të ngutur, të shqetësuar, nervozë, jetojnë si në jerm, si në delir.
Gjakovari thotë shkurt se ai dhe miqtë e tij vijnë në Shqipëri që përmes shpenzimeve të tyre me e pasuru Shqipërinë, sado pak.
Restorante pa numërim. Si t’i duash, në këmbë, ulur, “Extra”, “Familjar” etj., etj. ku mund të hash Gulash, Pasul, Musak, Burek, Çorbë.
“Kosovaexpres” nuk është kartë krediti, as tren i shpejtë. Është restorant ku hahet e pihet mirë.
Mes diellit përvëlues, muhabetit, kafeve, rakisë, pasulit, gulashit, pleskavicave, piskamave, e gjitha i ngjan gjëmimit të një koncerti madhështor me dirigjent Zotin;
Kujtesa nga Prishtina ka rënë kok’ e këmbë në dashuri me çamin. Patrioti i mban sytë nga deti. Një lab nga Salaria po ia lyp një Vjose nga Suhareka. Vigjilenti nga Kumanova po pi raki me një skraparlli. Etniku nga Peja po lidh krushqi me një shijaks, Labinoti nga Lipjani po pi kafe duke folur shtruar me një myzeqar. Agoni nga Shtimja po pyet një kolonjar nëse është e vërtetë se Baca kurvi ishte më vrasës se serbi. Berati i Podujevës është marrosur pas një shkodraneje me bishtaleca. Kushtrimi i Malishevës dhe Visari i Vitisë janë shtrirë përmbys në rërë. Vigjilenti i Leposaviqit është mbuluar i tëri me rërën e Shkozetit. Saranda nga Mitrovica e ka tret vështrimin kah dallgët e detit dhe Kepi i Rodonit. Flamuri i Drenicës shkon vazhdimishf në banjë se e ka zënë barku. Dardani nga Podujeva është ftohur pak dhe fshin qurrat me shami. Qurrat që dalin me furi nga hunda e Dardanit formojnë një ylber me ngjyra nën rrezet e diellit. Hitleri dhe Gëbelsi, njëri nga Samadrazha tjetri nga Dobërladani, po i thonë një gramshioti se komunistat duhen djegur në krematorium. Lasgushi nga Vaksinca, duke u dridhur si fije bari, po lodhet ta bindi një derdimen nga Peqini se poezia nuk vdes kurrë. Herolindi i Kaçanikut po bën biznes me një krutan. Një belkëputur nga Shtimja me emrin Buna, pak mbi bythë, ka bërë një tatuazh me një shqiponjë në fluturim.
Mes ferrparajsës përvëluese ja beh mitrovicaliu Nexhmedin Spahiu, që thotë; Jemi e njëjta bajgë që na ka ndarë më dysh rrota e historisë. Ne andejna kemi vuajtur tmerrësisht, jemi vrar’ e prer’ me serbin, por gjithsesi mbahemi, se nuk na ka kafshuar bisha komuniste, nuk na ka helmuar nepërka proletare, si ka ndodh me ju. Isha shtrirë nën një çadër. Po lexoja një libër. Pranë meje, një holandez. Më thotë holandezi; Kam një muaj që po shëtit plazhet e Shqipërisë. Je i vetmi shqiptar që po shoh me libër në dorë. A po e kupton se ata që të kanë thënë ty se ne anejna jemi më të trashë se ju knejna janë ca budallenj që Zoti i rujt se s’dinë ç’thonë ?
E kuptoj Nexh atë që po më thua ti mua. Kuptoje dhe ti këtë që po të them un tya; Sikur teksti të nuhatej, ky reportazh do vinte era vllaznim.



Ju sugjerojmë

Autoritet e huaja kërkojnë pasuritë e krimit në Shqipëri
Aktualitet

Autoritet e huaja kërkojnë pasuritë e krimit në Shqipëri

17 Maj, 2025 4:03 pm
Izraeli nis një ofensivë të re të zgjeruar në Rripin e Gazës
Bota

Izraeli nis një ofensivë të re të zgjeruar në Rripin e Gazës

17 Maj, 2025 3:44 pm
Bobby Solo dhe Marco Zappa, super koncert më 3 qershor në Tiranë
Kryesore

Bobby Solo dhe Marco Zappa, super koncert më 3 qershor në Tiranë

17 Maj, 2025 3:22 pm
“Kanë kapitulluar”, Trump: SHBA do të ndalojnë bombardimet kundër Huthëve në Jemen
Bota

Trump: Jam lodhur me bisedimet për Ukrainën

17 Maj, 2025 3:11 pm
Zgjedhjet e 11 majit/ Celibashi: 55 519 vota të pavlefshme brenda vendit
Kryesore

Zgjedhjet e 11 majit/ Celibashi: 55 519 vota të pavlefshme brenda vendit

17 Maj, 2025 3:02 pm
Macron e Zonja e Parë e Francës, në mbrëmjen e veçantë/Spiropali ndan pamjet
Aktualitet

Macron e Zonja e Parë e Francës, në mbrëmjen e veçantë/Spiropali ndan pamjet

17 Maj, 2025 2:39 pm
Ndihmonte emigrantë të kalonin ilegalisht Shqipërinë, pranga 18 vjeçarit sirian
Aktualitet

“Jam mik i fëmijëve të tu”/Mashtronte qytetarët dhe u merrte para,pranga 64-vjeçarit

17 Maj, 2025 2:17 pm
Eurovision 2025: “E dëgjove Shqipërinë? Çfarë klasi kanë?”
Kryesore

Eurovision 2025: “E dëgjove Shqipërinë? Çfarë klasi kanë?”

17 Maj, 2025 2:05 pm
‘Jam entuziaste’/ Linda Rama: Shqiptarët i besuan Edit një mandat shumë të fortë
Aktualitet

‘Jam entuziaste’/ Linda Rama: Shqiptarët i besuan Edit një mandat shumë të fortë

17 Maj, 2025 1:51 pm
“Vërshuan nga ajri, toka e deti për të votuar”/Berisha:Mirënjohje mijëra shqiptarëve
Aktualitet

“Beteja e hapur në të gjitha frontet”/ Berisha: Rama nuk do ta gëzojë këtë mandat!

17 Maj, 2025 1:41 pm
Para
Video/ Francezët të bindur për triumfin, ja autobusi që kishin përgatitur

Video/ Francezët të bindur për triumfin, ja autobusi që kishin përgatitur

Intervista/ Flet Mavraj: Pritja e organizuar nga shteti nuk ishte e bukur

Intervista/ Flet Mavraj: Pritja e organizuar nga shteti nuk ishte e bukur

Fotogaleri/  Në topformë, 40 vjeçarja Hunziker vazhdon të tërbojë plazhet

Fotogaleri/ Në topformë, 40 vjeçarja Hunziker vazhdon të tërbojë plazhet

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Autoritet e huaja kërkojnë pasuritë e krimit në Shqipëri

Autoritet e huaja kërkojnë pasuritë e krimit në Shqipëri
17 Maj, 2025

Autoritetet e huaja që kanë identifikuar në vendet e tyre grupe kriminale shqiptare, kryesisht të përfshira në trafikun e drogës,...

Lexo më shumë

Izraeli nis një ofensivë të re të zgjeruar në Rripin e Gazës

Izraeli nis një ofensivë të re të zgjeruar në Rripin e Gazës
17 Maj, 2025

Ushtria izraelite njoftoi se ka filluar një ofensivë të re të zgjeruar në Rripin e Gazës.  Ushtria e bëri këtë...

Lexo më shumë

Bobby Solo dhe Marco Zappa, super koncert më 3 qershor në Tiranë

Bobby Solo dhe Marco Zappa, super koncert më 3 qershor në Tiranë
17 Maj, 2025

Dy nga emrat më të njohur të muzikës italiane, Bobby Solo dhe Marco Zappa, do të performojnë për herë të...

Lexo më shumë

Trump: Jam lodhur me bisedimet për Ukrainën

“Kanë kapitulluar”, Trump: SHBA do të ndalojnë bombardimet kundër Huthëve në Jemen
17 Maj, 2025

Pas turit 4-ditor në Lindjen e Mesme, presidenti amerikan Donald Trump në një intervistë për Fox News shprehu besim për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com