Këngëtarja Era Rusi, ka habitur sonte në spektaklin televiziv “Your Sound Face Familiar”.
Ka qenë prezantuesja e njohur, Alketa Vejsiu ajo që ka dashur të reklamojë një produkt të caktuar, e cila njëherit edhe i ka parashtruar këngëtares pyejten se sa bëjnë 700+ 800. Rusi ka menduar për disa sekonda por që nuk ka dhënë përgjigje.
“Pse kjo pyetje”, ka thënë ajo duke qeshur
Pas kësaj, Vejsiu i ka shkruar asaj shifrën në celularin e saj, ku më pastaj Rusi dha përgjigjen e saktë duke thënë se bëjnë 1mijë e 500.
Kjo na jep përshtypjen se këngëtarja shqiptare qëndron zero me matematikë, andaj vetën e saj ka gjetur më mirë në muzikë.