Tashmë është konfirmuar lajmi se Era Istrefi do këndojë himnin e Botërorit 2018 . Këngëtarja shqiptare do të këndojë krah dy emrave të tjerë të njihur të muzikës, Nicky jam dhe Will Smith. Kjo do të shënojë edhe rikthimin e aktorit Smith në muzikë. Kënga titullohet ‘One life to live. Live it up ‘ dhe do të publikohet nesër. Era ka marrë urime të shumta nga miqtë, të afërm dhe kolegë. Mes tyre është edhe Noizy ai që e mbështet kënëgtaren . Ai poston një foto të Erës shkëputur nga paraqitja e saj në klipin e kënëgs dhe krah saj shkruan: Good day. World Cup 2018’. I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Erës e cila i komenton: lalii, nesër do kërcejmë’./intv.al/