Kylie Jenner asnjëherë nuk ka pasur turp që të ekspozojë format e saj me veshjet e saj të pakta.
Por këtë herë ylli 20- vjeçar ka zbuluar aksidentalisht të brendshmet e saj (jo dhe shumë seksi siç ne mund ta kishim menduar) pasi era fryu fustanin.
Sipërmarrësja e kozmetikës është shndërruar në një moment në versionn e ri të Marilyn Monroe ndërsa era po ‘luante’ fustanin e saj të lehtë, shkruan class
Miliarderja bukuroshe kishte veshur një fustan të kuq të shkurtër me pika të bardha teksa kishte dalë të drekonte në “Studio City” në Los Angeles me mikun e saj më të mirë Jordyn Woods. Ishte pikërisht ky i fundit që shërbeu si një “mburojë” për mikeshën e saj, duke mos na lënë që të shohim “më shumë”.
Edhe pse për hir të së vërtetës nuk jemi dhe shumë kurioz, pasi 20- vjeçarja është treguar “bujare” dhe na ka treguar edhe më shumë.
Kylie Jenner, ndryshe nga motrat e saj, ekspozohet shumë pak në publik, dhe ajo që u bën të gjithve përshtypje është mënyra se si komportohet me kamerat dhe aparatët fotografik.