Një 83-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme kur një erë e fuqishme përfshiu vendin. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kryekuq në Divjakë. Të moshuarit me iniciale H.M, i ka rënë një pemë në kokë teksa ishte duke qëndruar në oborrin e banesës së tij. Familjarët e tij kanë dëshmuar në polici, se pema ëshët shkulur për shkak të erës së fortë.