Moti i keq me era të forta dhe reshje dëbore ka mbërthyer juglindjen e vendit. Mësohet se era e fortë të ejnten pasdite ka shkëputur çatinë e një banese në qendër të qytetit të Korçës.
Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Ndërkaq, është shkëputur edhe energjia elektrike për të shmangur ndonjë incident të mundur për shkak të telave të shkëputur.