Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Equus”–një shfaqje me botë

2017/04/03 at 5:41 PM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
“Equus”–një shfaqje me botë

Nga Albatros Rexhaj


Ka përfunduar cikli i parë i shfaqjeve të “Equus” (shkruar nga Peter Shaffer dhe vënë në skenë nga Dino Mustafiç) që në repertorin e Teatrit Kombëtar do të kthehet në qershor.

Një shfaqje ndryshe nga ato që kemi parë deri tani në Tiranë. Një koncept bashkëkohor i regjisë dhe një ndërthurje dinamike e shumë elementeve interesante nga bota jashtë teatrit. Një shfaqje me një kastë aktorësh super të motivuar, saqë shihej qartë se aktronin për shpirt dhe jo për të mbushur normën. Një shfaqje me shumë botë, që prek shumë prej pikave psikologjike të rëndësishme për tranzicionin e vazhdueshëm, shoqëror dhe psikologjik, të të gjithë shqiptarëve.

unnamed

Me “Equus”, regjisori Dino Mustafiç dëshmoi se regjia teatrore nuk është teknikë por kryekëput është ide, si dhe mbajti një leksion didaktik për atë si të funksionalizohet faktori kohë, në mënyrë që një shfaqje e gjatë të ecë rrjedhshëm e të mos bëhet monotone. E veçanta tjetër e konceptit të Dinos ishte futja në veprim e imagjinatës së publikut , një specifikë shumë e veçantë, pasi që kur imagjinata e publikut bëhet komponentë e shfaqjes atëherë kjo nënkupton thyerjen e murit të pestë që ndan skenën nga publiku. Fakti se gjatë tërë shfaqjes nuk dëgjohej asnjë zë dëshmon se publiku, që në fillim, është bërë pjesë e pandashme e shfaqjes.

a1

Një ndër shumë të veçantat e kësaj shfaqjeje është se aty ka lindur një yll i ri. Dhe ky është aktori i ri Igli Zarka, që debutoi fuqishëm me rolin e Alan Strang në shfaqjen “Equus”. Fatkeqësisht, për javë të tëra, theksi publik ra te dy episodet e shkurtra kur Igli, tërësisht lakuriq, zotëron skenën. Ky diskurs tregon se vazhdojmë të jemi një shoqëri arkaike dhe se komuniteti i medias ka shumë pak ndjesi për atë çka vërtet është teatri.

“Equus” nuk është pornografi dhe rrjedhimisht zhveshja e Iglit nuk përbën lajm, por është thjesht një detaj narrativ përgjatë zhvillimit të konfliktit dhe intrigës dramatike. Ndërkaq, dhe kjo duhet thënë qartë, guximi i Iglit për të aktruar nudo nuk e amniston atë nga disa elemente të tjera, shumë të rëndësishme. Teatri është një organizëm i gjallë që tërë kohën evoluon, ndërkaq teatri shqiptar vazhdon të jetë në tranzicion të identitetit. Thënë këtë, reflektimi në detaje, si për shfaqjet ashtu edhe për personazhe të caktuara, është i domosdoshëm.

Qëndroj fuqishëm prapa mendimit tim: Igli Zarka tashmë është yll, i pëlqeu apo nuk i pëlqeu ky fakt dikujt. Megjithatë, si profesionistë të fushës dhe artdashës, duhet të pyesim nëse Igli, pos lojës të bukur nudo, ia arriti të na tregonte diçka tjetër të veçantë? Sa ishte i suksesshëm në përçimin të dramës emocionale dhe psikologjike që çdo sekondë zhvillohet brenda Alanit apo, hiq skenat nudo, Igli ishte i njëtrajtshëm? Sa ishte në koherencë artistike me pjesën tjetër të kastit apo ishin të tjerët që, me lojën e tyre, e mbulonin Iglin?

Përgjigjet në këto pyetje do të duhej të ishin material reflektimi, si për Iglin ashtu edhe për pjesën tjetër të ekipit, dhe mbase edhe të korrigjohen kur shfaqja të rikthehet në repertor gjatë muajit qershor.

Është folur shumë për gjendjen e transit në të cilën Igli bie në fund të shfaqjes, një detaj që edhe mua më ka lënë shumë përshtypje, megjithatë ky detaj nuk është i mjaftueshëm. Nga një aktor, që prezantohet në skenën e teatrit kombëtar, pres që një angazhim të tillë, emocional dhe psikologjik, ta ketë që nga fillimi deri në fund dhe jo vetëm në disa pjesë të shfaqjes.

a5

Si aktor i ri, sidomos me vëmendjen e madhe që iu dha rolit të rij, Igli nuk guxon të vetëkënaqet dhe as nuk duhet ta bëjë supozimin e gabuar (që ka bërë shumëkush) se gjithë theksi i shfaqjes bie te dy skenat nudo. Të dy këto skena janë veçse detaje, konkretizime logjike të një vije konflikti, intensiteti i të cilës rritet eksponencialisht dhe për asnjë moment nuk e mbulojnë pjesën tjetër të shfaqjes.

Loja e tre balerinëve, që simbolizojnë kuajt, tërë kohën e ushqen imagjinatën e publikut, është një koreografi e punuar më shumë masë. Loja mbresëlënëse e Ema Andreas, Lulzim Zeqjes dhe Arben Derhemit, por pa lënë anash as Erjona Kakelin dhe Lili Bitrin, e shënjon në tërësi universin emocional dhe psikologjik të shfaqjes, ndërkaq Timo Flloko, si aktor me përvojë, ia del që të mbaj timonin e ritmit, që pashmangshëm shpie te shpërthimet në fund të aktit të parë dhe të dytë. Dhe të gjitha këto detaje janë po njësoj të rëndësishme sa edhe dy skenat nudo, në mos më tepër.

Personalisht, si shije tërësisht subjektive, konsideroj se Ema Andrea dhe Lulzim Zeqja kanë realizuar mbase rolet më të mira në karrierë, ndërkaq motivimi i tyre që dramën personale të personazheve të veta ta mbajnë tërë kohën të karikuar është diçka e admirueshme. Edhe pse në një rol dytësor, aktorja Krist Lleshi shpërfaqi shkëndijat e potencialit për t’u bërë një aktore shumë interesante (për mua një nga befasitë e kësaj shfaqjeje), ndërkaq Ermir Jonka me sukses e realizoi funksionin e tij që të ishte pak freski, një element ndryshe, brenda një seti paksa të ngarkuar me zymtësi e presion psikologjik.

Në një reflektim më të thellë mbi konceptin regjisorial, konsideroj se ka pasur stërzgjatje të panevojshme të skenës nudo në fund të aktit të parë. Përderisa skena e fundit është tërësisht e arsyetuar, te skena e parë ka diçka që është e tepërt. Mendoj se, në këtë pjesë të shfaqjes, duke dashur që ta sforcojë faktorin e ngacmimit, Mustafiç paksa ka abuzuar me gatishmërinë e Iglit për të aktruar nudo.

Në fund duhet të shpreh admirimin personal për publikun shqiptar që dëshmoi se ka sens, shije dhe durim për të sprovuar dhe për të shijuar gjëra të reja dhe gjëra ndryshe. Jam shumë i bindur se në qershor, kur “Equus” të rikthehet në repertor, publiku do të vazhdojë të vijë rrëke, jo për nudon e Iglit, por për të parë një shfaqje të bukur.

(Autori është shkrimtar dhe dramaturg. Ky reflektim është krejtësisht personal)

a6unnameda5a4a3a1

Etiketa: albatros rexhaj


Ju sugjerojmë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Bashkëshorten serbe, Gjimshiti-gazetarit serb: S’të tregoj ty jetën private
Sport

Bashkëshorten serbe, Gjimshiti-gazetarit serb: S’të tregoj ty jetën private

6 Qershor, 2025 7:50 pm
Para
HISTORIA/ “Shefi më ngacmoi dhe bëra seks me të, por …”

Si të biesh në peshë duke fjetur

Tuna publikon foton e shumëpritur me Patrisin

Tuna, një dhuratë të veçantë përpara lindjes

Studimi/ Kush i do më shumë macet, meshkujt apo femrat?

Studimi/ Kush i do më shumë macet, meshkujt apo femrat?
















TE FUNDIT

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
6 Qershor, 2025

Vendet e rajonit të Ballkanit janë përfshirë në kontaktet brenda një strategjie më të gjerë amerikane për dëbimin e shtetasve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com