Aktualitet

Epoka e artë kinezo-britanike, pritje madhështore Presidentit kinez


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:33 - 21/10/15 |
b.f

LONDËR- Vizita e Presidentit kinez Xi Jinping dhe bashkëshortes së tij në Britaninë e Madhe ka tërhequr vemendjen e mediave botërore, duke e cilësuar atë si madhështore për shkak të nderimeve të mëdha që iu bënë nga Mbretëresha Elizabetë dhe Kryeministri Cameron. Kjo vizitë, sipas Reuters, do të kurorëzohet me marrëveshje mes dy shteteve që shkojnë në shifrën e 46 miliardë Dollarëve.

Britania shtroi tapetin e kuq për për Xi, e përshëndeti me ceremoni ushtarake në Buckingham Palace dhe hipi në një karrocë të praruar të Mbretëreshës Elizabetë. Gjatë një banketi shtetëror, Mbretëresha e quajti vizitën e tij “të veçantë dhe vendimtare për marrëdheniet mes dy vendeve”. Ndërsa Kryeministri David Cameron shpreson që ta bëjë Britaninë “mikun” më të afërt të Kinës në Perëndim. Kjo mund të quhet pa frikë si “epoka e artë” në marrëdhëniet kino-britanike. Ndërsa aktivitët e të drejtave të njeriut janë duke kritikuar ashpër Cameron i cili ka mbyllur njërin sy ndaj shkeljeve të të drejtave të njeriut që ka bërë Presidentit kinez Xi, që kur erdhi në pushtet në 2012.

presidenti kinez

 

 

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas