Në muajin mars të këtij viti aktori i njohur i serialit kult “Beverly Hills 90210”, Luke Perry ndërroi jetë.
Ky ishte një lajm që tronditi dhe mërziti fansat e tij, por edhe aktorët e produksionit të fundit ku ai ishte pjesë ‘Riverdale’.
Perry luante një rol të rëndësishëm në këtë serial të viteve 2018-2019. Producentët e tij kanë njoftuar përmes një statusi në Twitter se episodi i radhës i këtij seriali i dedikohet i gjithi aktorit të ndjerë me titullin “In Memoriam”.
Perry kishte një kishte një marrëdhënie shumë të mirë me stafin dhe xhirimet me të ishin gjithmonë shumë të bukura për shkak të shakave të tij.
Sipas producentit të serialit Roberto Aguirre Sacasa, ky episod do të jetë më i rëndësishmi, pasi do të vijë si një tribut ndaj Perry-t./Opinion.al/