Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Epidemiologu: Çudia shqiptare me shifrat e Covid

2020/06/28 at 10:13 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Epidemiologu: Çudia shqiptare me shifrat e Covid

Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka reaguar pas shtimit të rasteve me koronavirus në vend.


Me anë të një postimi në rrjete sociale, mjeku shkruan se kjo nuk vjen si pasojë e faktit që koronavirusi po egërsohet apo sepse po vjen një valë e dytë virusi.

Ai shkruan se kurbat shqiptare të rasteve të reja dhe të vdekjeve shoqërohen pothuajse menjëherë me vdekje, pra nuk qëndron pritja me 5-10 ditë.

Sipas tij mundësia më e madhe është se shumica dërrmuese e këtyre vdekjeve kanë ndodhur në pacientë spitalorë të shtruar me sëmundje të tjera të rënda.

Postimi i plotë:

❗“Kurrë mos i beso përshtypjeve të përgjithshme, biri im, por përqendrohu mbi detajet.”❗
Cit. Arthur Conan Doyle

Miqtë e mi!

?? U bënë disa javë me raste të shtuara dhe fatkeqësisht edhe humbje jete në Shqipëri!

Çfarë po ndodh?

❓U “egërsua” virusi?
❓Po vjen vala e dytë?
✅Përgjigjet për të dyja pyetjet janë JO!

Le të përqendrohemi mbi disa detaje.

?? Të gjithë ju keni vënë dëgjuar në media, që aq shumë i ndiqni, që SHBA ka regjistruar dy ditë rresht rekorde në raste të reja!

?? Gjithashtu keni dëgjuar që kjo gjë ndodh për shkak të protestave të zhvilluara atje. Mendojeni vetë! Në SHBA ka 330 milionë banorë, sa mendoni ju që kanë dalë nëpër protesta? Një fraksion krejtësisht i pallogaritshëm i këtij numri.

?? Mirëpo në SHBA shifrat e vdekjeve janë në nivele rënie të vazhdueshme, siç mund të shihet qartësisht në grafik.

❓ Pse po ndodh kjo? Për shumë arsye:

? Janë shtuar numrat e të testuarve.
? Po ekzaminohen shumë persona të rinj dhe pa sëmundje, që edhe pse dalin pozitivë nuk do të kenë asnjë problem.
? Është përmirësuar protokolli i trajtimit, duke shtuar mjekime që funksionojnë me të vërtetë dhe duke hequr barna të dëmshme si klorokina.
? Ngarkesa virale është më e ulët në tamponet që rezultojnë pozitive.

? Të gjitha këto të dhëna shkojnë në linjë me paradoksin ndërmjet kurbës së rasteve të reja dhe kurbës së vdekjeve.

? Nga ana tjetër duhet të themi, që për siguri duhet të presim edhe rreth 5-10 ditë, pasi siç e dimë nga zbulimi deri në vdekje nevojiten disa ditë.

?? Mirëpo cfarë po ndodh në Shqipëri?

? Së pari kujtoj që ligji i numrave të vegjël lejon variacione statistikore të gjera dhe si rrjedhojë alteron perceptimet.

? Po të vëreni me kujdes kurbat shqiptare të rasteve të reja dhe të vdekjeve do të vini re se rastet shoqërohen pothuajse menjëherë me vdekje, pra nuk qëndron ajo pritja me 5-10 ditë që u tha më lart.

❓ Pse kjo çudi shqiptare?

? Mundësia më e madhe është se shumica dërrmuese e këtyre vdekjeve kanë ndodhur në pacientë spitalorë të shtruar me sëmundje të tjera të rënda.

? Si rrjedhojë, koha ndërmjet tamponit pozitiv dhe vdekjes është më e shkurtër se sa mund të pritej pasi pacienti është në gjendje të rëndë që në fillim nga sëmundjet e mëparshme, pa lidhje me COVID-19.

? Kujtoj se nuk ka asnjë komunikim zyrtar mbi numrin total të pacientëve të infektuar nëpër spitale dhe ecurinë e tyre. Të dhënat që kemi janë përmes kolegëve mjekë dhe burimeve mediatike.

? Tjetra mundësi, më pak e mundshme, është se këta pacientë janë testuar vonë gjatë ecurisë së sëmundjes, si rrjedhojë nuk kanë pasur mundësi për trajtim sa më herët.
? Kjo është arsyeja pse nevojiten sa më shumë testime, që pacientët të zbulohen sa më herët dhe të trajtohen sa më shpejt.

? Tjetër element: në Shqipëri nuk janë dhënë kurrë të dhëna mbi nivelin e ngarkesës virale në tampone. Si rrjedhojë, nuk mund t’i analizojmë këto të dhëna.

Kështu që miqtë e mi, mos lini zhurmën t’ju çorientojë, por përqendrohuni te sinjali i vërtetë.

? Në nivel komunitar, rastet e reja po shtohen, si në SHBA! ? Gjithashtu, edhe vdekjet në nivel komunitar nuk kanë rritje, si në SHBA! Rritja është në nivel spitalor.

Ndërkohë, patjetër mundohuni të mbani distanca fizike dhe ruani higjienën.

Dr. Shk. Ilir Alimehmeti
Epidemiolog Klinik
Fakulteti i Mjekësisë, UMT

Etiketa: covidinfeksionmjek


Ju sugjerojmë

Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025

9 Korrik, 2025 8:30 am
Horoskopi, 7 shtator 2023
Aktualitet

Horoskopi për ditën e sotme, 9 korrik 2025

9 Korrik, 2025 8:15 am
Disa ditë më parë i përjashtoi, Trump kërcënon me tarifa të reja për telefonat inteligjentë
Bota

Trump planifikon tarifë 200% për produktet farmaceutike, për bakrin e importuar 50%

8 Korrik, 2025 10:31 pm
VIDEO/ 7 të plagosur nga demi në festivalin famëkeq në Spanjë
Bota

VIDEO/ 7 të plagosur nga demi në festivalin famëkeq në Spanjë

8 Korrik, 2025 10:04 pm
Macron: Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën
Bota

Macron: Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën

8 Korrik, 2025 9:36 pm
“Ke 4 vjet që më çan…”, shqiptari s’i shlyen italianit huanë e 50 mijë eurove
Aktualitet

“Ke 4 vjet që më çan…”, shqiptari s’i shlyen italianit huanë e 50 mijë eurove

8 Korrik, 2025 9:10 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Elon Musk kundër administratës Trump: Ata arrestuan një ketër, jo klientët e Epstein

8 Korrik, 2025 9:07 pm
Zjarri në Dukat, ndërhyrje edhe nga ajri për shuarjen e flakëve
Aktualitet

Zjarri në Dukat, ndërhyrje edhe nga ajri për shuarjen e flakëve

8 Korrik, 2025 8:45 pm
Aksidenti që i mori jetën futbollistit Jota, policia spanjolle zbulon detaje të reja
Sport

Aksidenti që i mori jetën futbollistit Jota, policia spanjolle zbulon detaje të reja

8 Korrik, 2025 8:25 pm
Bizneset në Vlorë, takim me kryebashkiakun. Kundërshtojnë aksionin në Lungomare
Aktualitet

Bizneset në Vlorë, takim me kryebashkiakun. Kundërshtojnë aksionin në Lungomare

8 Korrik, 2025 7:58 pm
Para
Koronavirusi në Kosovë, konfirmohen 87 raste të reja

Koronavirusi në Kosovë, konfirmohen 87 raste të reja

Gazetari i njohur kosovar del pozitiv në testin e koronavirusit

Gazetari në ditën e 6-të me Covid: Nuk është si viruset e tjera

Horoskopi, 6 prill 2020

Horoskopi, 29 qershor 2020
















TE FUNDIT

Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025

Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
9 Korrik, 2025

Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet fillimisht ma vranësira...

Lexo më shumë

Horoskopi për ditën e sotme, 9 korrik 2025

Horoskopi, 7 shtator 2023
9 Korrik, 2025

Dashi Nxitimi juaj për të parë të kurorëzuara projektet e deritanishme, tregon paqëndrueshmërinë tuaj. Edhe në raport me partnerin do...

Lexo më shumë

Trump planifikon tarifë 200% për produktet farmaceutike, për bakrin e importuar 50%

Disa ditë më parë i përjashtoi, Trump kërcënon me tarifa të reja për telefonat inteligjentë
8 Korrik, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi sot se po shqyrton vendosjen e tarifave shtesë prej 200% për produktet farmaceutike të...

Lexo më shumë

VIDEO/ 7 të plagosur nga demi në festivalin famëkeq në Spanjë

VIDEO/ 7 të plagosur nga demi në festivalin famëkeq në Spanjë
8 Korrik, 2025

Një burrë është goditur me brirë nga një dem në festivalin famëkeq të ndeshjeve me dema në Pamplona, ​​ndërsa tetë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com