Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Epidemiologu: CoronaVac ka nevojë për një dozë të 3 te moshat mbi 60 vjeç

2021/08/11 at 9:04 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Strategjia” e re e virusit, mjeku epidemiolog flet për lajme të mira

Epidemiologu, Ilir Alimehmeti, ka publikuar në rrjetin social “Facebook”, gjetjet e një studimi zyrtar klinik në Kinë.


Teksa rendit dy gjetje të fazës 1 dhe fazës 2, epidemiologu shkruan se në përfundim të këtyre fazave, tek moshat mbi 60-vjeç është zbuluar se 2 javë pas marrjes së dy dozave CoronaVac (3 μg), 97.8% e personave kanë antitrupa neutralizues mbi titrin e rekomanduar, por 6 muaj më pas vetëm 17.8% e personave vazhdojnë ta kenë këtë nivel antitrupash, pra ka një rënie me 80% brenda 6 muajsh.

Ndërsa pas aplikimit të dozës së tretë Coronavac 100% e personave zhvillojnë antitrupa neutralizues.

Me këtë studim Alimehmeti tregon se CoronaVac ka nevojë për një dozë të tretë te moshat mbi 60 vjeç. Sipas tij në Shqipëri duhet të ta mbështesim këtë grupmoshë me një një dozë të tretë CoronaVac, akoma më mirë me vakisna të Pfizer apo AstraZeneca, shkruan ai, brenda muajit nëntor, për t’i bërë ballë vjeshtë/dimrit të ardhshëm.

Postimi i mjekut

“CoronaVac ka nevojë për një dozë të tretë te moshat mbi 60 vjeç” janë gjetjet e studimit klinik zyrtar të fazës 1 dhe 2 në Kinë!

Kina zyrtare ka qenë gjithmonë korrekte në publikimet dhe vënien në dijeni të studimeve (ndryshe nga shtete të tjera më të pazhvilluara që përdorin këtë vaksinë) dhe ky është rezultati i një studimi zyrtar të kryer nga CDC Hebei Kinë, Laboratori Kyç i Shëndetit Publik (Ministria e Arsimit Kinë) dhe firma farmaceutike Sinovac Life Sciences Co. Beijing Kinë.

Në përfundim të fazës së parë dhe të dytë klinike të dozës së tretë së vaksinës CoronaVac në moshat >60 vjeç, të prepublikuar më 8 Gusht 2021, autorët gjejnë se:

2 javë pas dy dozave CoronaVac (3 μg), 97.8% e personave kanë antitrupa neutralizues mbi titrin e rekomanduar, por

6 muaj pas dy dozave CoronaVac (3 μg), vetëm 17.8% e personave vazhdojnë ta kenë këtë nivel antitrupash, pra

Rënie me 80% brenda 6 muajsh.

Pas aplikimit të dozës së tretë CoronaVac (3 μg):

100% personave zhvillojnë antitrupa neutralizues mbi titrin e rekomanduar.

Në nivel sasior, titri gjeometrik mesatar i antitrupave neutralizues ishte:

42.7 (pozitiv) dy javë pas dy dozave (niveli i rekomanduar >8),

3.4 (negativ) gjashtë muaj pas dy dozave (niveli i rekomanduar >8), dhe

305.0 (pozitiv) shtatë ditë pas dozës së tretë.

Doza e tretë (3 μg) është toleruar mirë dhe të gjitha reaksionet ishin të gravitetit të nivelit 1 dhe 2 (detajet në tabela).

Sqarim 1: është paraqitur doza 3 μg, pasi është doza zyrtare e licensuar për këtë vaksinë, megjithatë studimi përfshin edhe dozat 1.5 μg dhe 6 μg.

Sqarim 2: edhe pse titri i antitrupave neutralizues ka rënë në nivel negativ, jo automatikisht do të thotë e njëjta gjë për përgjigjen qelizore, pra vaksina me dy doza mund të vazhdojë të ofrojë mbrojtjen nga format e rënda.

Autorët dalin në përfundimin e qartë se:

Titri i antitrupave neutralizues bie shumë gjashtë muaj pas dy dozave CoronaVac te moshat e vjetra (>60 vjeç).

Një dozë e tretë indukton me shpejtësi (7 ditë) përgjigje imunitare të fortë.

Këto rezultate mund të ndihmojnë politikabërësit të përcaktojnë nevojën dhe kohën e saktë të dhënies së dozës së tretë te të moshuarit.

Duke qenë se Shqipëria ka vaksinuar kryesisht moshat e vjetra me CoronaVac në periudhën mars-prill-maj, këto gjetje duhet të na mbështesin përdorimin e një doze të tretë CoronaVac, akoma më mirë Pfizer apo AstraZeneca, brenda muajit nëntor, për t’i bërë ballë vjeshtë/dimrit të ardhshëm.

Dr. Shk. Ilir Alimehmeti

Epidemiolog Klinik

Fakulteti i Mjekësisë, UMT

Akademia e Shkencave të Shqipërisë/Opinion.al

 

Etiketa: alimehmeticovid-19doza e 3Vaksina


Ju sugjerojmë

Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
Kronikë

Aksident i trefishtë në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

5 Dhjetor, 2025 10:09 pm
FIFA i jep Donald Trump Çmimin e Paqes
Sport

FIFA i jep Donald Trump Çmimin e Paqes

5 Dhjetor, 2025 9:36 pm
Shqipëria dhe Kosova njohin rivalët e mundshëm të Botërorit amerikan
Kryesore

Shqipëria dhe Kosova njohin rivalët e mundshëm të Botërorit amerikan

5 Dhjetor, 2025 8:28 pm
Pse Belgjika është kundër përdorimit të aseteve ruse për të mbështetur Ukrainën?
Bota

Pse Belgjika është kundër përdorimit të aseteve ruse për të mbështetur Ukrainën?

5 Dhjetor, 2025 7:56 pm
Rusia po dërgon fëmijët ukrainas në kampet e Koresë së Veriut
Bota

Rusia po dërgon fëmijët ukrainas në kampet e Koresë së Veriut

5 Dhjetor, 2025 7:00 pm
Në prag të zgjedhjeve, Dumani:Gati strategjia për hetimin e krimeve zgjedhore
Aktualitet

Krimi i organizuar, SPAK nënshkruan 5 memorandume me vendet e Amerikës Latine

5 Dhjetor, 2025 6:22 pm
Putin: Rusia nuk i kundërshton bisedimet për paqe
Bota

Hetimi britanik/ Putin autorizoi helmimin e ish-spiunit rus, Sergei Skripal

5 Dhjetor, 2025 6:16 pm
Gjermania aprovon planin për rekrutë ushtarakë
Bota

Gjermania aprovon planin për rekrutë ushtarakë

5 Dhjetor, 2025 5:14 pm
Abuzimi me paraburgimin /Meta: Shqipëria ia kalon edhe vendeve diktatoriale afrikane
Aktualitet

“Po më shkelen të drejtat”, Gjykata urdhëron SPAK t’i japë Metës fashikujt e dosjes

5 Dhjetor, 2025 4:57 pm
Nga puna si murator në yll të Premier League, historia e Igor Thiagos
Sport

Nga puna si murator në yll të Premier League, historia e Igor Thiagos

5 Dhjetor, 2025 4:32 pm
Para
Merr flakë autobusi në lëvizje në aksin rrugor Himarë-Sarandë

Merr flakë autobusi në lëvizje në aksin rrugor Himarë-Sarandë

Fluksi i emigrantëve e turistëve, euro s’ndal rënien, i afrohet 121 lekëve

Fluksi i emigrantëve e turistëve, euro s'ndal rënien, i afrohet 121 lekëve

Kërcënoi me armë kushëririn, në pranga 64-vjeçari

Kërcënoi me armë kushëririn, në pranga 64-vjeçari
















TE FUNDIT

Aksident i trefishtë në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
5 Dhjetor, 2025

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Policia bën me dije se rreth orës 21:00, në...

Lexo më shumë

FIFA i jep Donald Trump Çmimin e Paqes

FIFA i jep Donald Trump Çmimin e Paqes
5 Dhjetor, 2025

Presidentit Donald Trump i është dhënë çmimi i ri i paqes nga FIFA në shortin e Kupës së Botës. Sipas...

Lexo më shumë

Shqipëria dhe Kosova njohin rivalët e mundshëm të Botërorit amerikan

Shqipëria dhe Kosova njohin rivalët e mundshëm të Botërorit amerikan
5 Dhjetor, 2025

Në grup me Holandën, Japoninë dhe Tunisinë nëse kombëtarja shqiptare do të bëjë realitet ëndrrën për marr një biletë historike...

Lexo më shumë

Pse Belgjika është kundër përdorimit të aseteve ruse për të mbështetur Ukrainën?

Pse Belgjika është kundër përdorimit të aseteve ruse për të mbështetur Ukrainën?
5 Dhjetor, 2025

Bashkimi Evropian ka zbuluar plane për të përdorur miliarda euro në asete të ngrira ruse për të ndihmuar në mbulimin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com