Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Enver Hoxha trajtohet në History Today

2016/07/31 at 6:43 AM
në Aktualitet, Komente, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Stephanie Jane: Biografia e Hoxhës, një pjesë e historisë së Shqipërisë

Nga Albatros Rexhaj


Këto ditë, revista e ilustruar britanike History Today e cila që nga viti 1951 botohet çdo muaj, gjithnjë me synimin që një audience sa më të gjerë t’i prezantojë një interpretim serioz dhe autoritativ të historisë, në edicionin e vet online, ka paralajmëruar botimin e një shënimi për librin e Blendi Fevziut, të botuar së fundmi në anglisht me titullin “Enver Hoxha: The Iron Fist of Albania”.

Shënimi, për botimin në anglisht të librit të Fevziut, [Albania’s Executioner Unmasked], që do të botohet në volumin 66 të History Today (do të dalë në shitje me 8 gusht 2016)  është shkruar nga Richard Hodges, President i Universitetit Amerikan të Romës (AUR), themeluar në vitin 1969. Duhet theksuar se ky universitet nuk është amerikan veç në emër, por është pjesë e pandashme e traditës amerikane të arsimit të lartë; ndër të tjera, duke u konsideruar si pjesë e District of Columbia (territori që s’i takon asnjë shteti federal amerikan, pasi aty është i vendosur kryeqyteti), ndërkaq selinë akademike e ka në Romë. AUR konsiderohet si vazhdimësi e natyrshme e përpjekjeve civile për të krijuar dhe rritur lidhjet midis Amerikës dhe Evropës në angazhimin e përbashkët kundër fashizmit dhe gjithë diktaturave tjera. Me fjalë të tjera, fjala është për një shënim/vlerësim serioz, nga një autoritet serioz, botuar në një revistë serioze, për më tepër, një revistë serioze ekskluzive për çështje të historisë, të njohur dhe të pranuar botërisht si e veçantë në mesin e botimeve të kësaj fushe.

Dhe jo pa qëllim e vë theksin në të gjitha këto pika, sepse, sipas mendësisë tonë arkaike, super-theksimi i epitetit “serioz” sikur ia rrit vlerën një gjëje, edhe pse, personalisht, mendoj se kjo është një marrëzi e jona e llojit të vet. Në rastin konkret, as History Today dhe as Universiteti Amerikan në Romë as që lodhen shumë për atë nëse unë, apo dikush tjetër nga bota jonë shqiptare, i trajtojmë ata si “mjaftueshëm serioz” apo jo! Në frymën e traditës më të mirë akademike / intelektuale britanike dhe amerikane, ata merren veç me fakte. Dhe trajtimi i veçantë te libri i Fevziut për Enver Hoxhën përbën një fakt.

Si njëri prej atyre që, në vjeshtën e vitit 2014, u pata përshfirë në një debat (tipik) shqiptar rreth librave të Fevziut për Enver Hoxhën dhe Ahmet Zogun, përkundër faktit se, në ndërkohë, ka pasur mbi njëzet shkrime në gazeta e mediume botërore (përfshirë BBC, the Guardian etj) për librat e Fevziut, si dhe shënime personale në Twitter nga autoritete si Simon Montefiere, ish gazetar dhe një nga autorët më të vlerësuar të asaj që quhet Popular History, nuk kam dashur që të komentoj rreth asnjërës prej tyre. Ato që të gjitha ishin shkrime/mendime/komente të botuara kryesisht në gazeta e forume, d.m.th janë brenda proveniencës profesionale të vetë Fevziut.

Ndërkaq shënimi te History Today është një gjë krejtësisht tjetër.

Pos që është një revistë shumë serioze brenda fushës akademike të historisë, History Today paraqet edhe një nga shtyllat e traditës më të mirë intelektuale britanike. Themeluar nga Brendan Bracken, ministër i parë britanik i informacionit i pasluftës së dytë botërore, që, ndër të tjera, gjatë karrierës së vet ka shërbyer edhe nën Uinston Churchill-in, History Today ka nxjerrë edhe volumet prestigjioze History Review të dedikuara ekskluzivisht për audiencë akademike. Me një fjalë, History Today paraqet majat e asaj që mund ta cilësojmë si mendim serioz e shkencor në fushën bashkëkohore të historisë. Fakti që një revistë e tillë, që është institucion në vete, vendos të vlerësojë një vepër hulumtuese të njërit nga ne (Fevziu megjithatë është një nga ne), nuk është aspak diçka e vogël. Përkundrazi!

Dhe gjithë kjo më bëri të reflektoj për marrëzinë, thuajse komike, që rëndom i përfshin të gjitha debatet tona.

Në frymën e traditës (më të keqe) intelektuale shqiptare, debati i vitit 2014 rreth librave të Fevziut, shumë pak u përqendrua te vlera/rëndësia e mundshme e këtyre botimeve, por, çuditërisht, u fokusua rreth asaj nëse Fevziu, si gazetar, ka të drejtë të merret me këto tema dhe debati përfundoi te konstatimi (bizarr) se Fevziu paska lënë në hije punën e akademikëve të historisë. Për mua, në një formë, ky debat pati shpërfaqur prirjen e tonë të brendshme që shoqërinë tonë të vazhdojmë ta rregullojmë sipas normave tipike për diktatura apo regjime autoritare. Një gjë që vërtet është për keqardhje dhe dëshmon se, përkundër deklarimeve tona dhe veshjeve e paraqitjeve chic, ne vazhdojmë të jemi orientalë e monistë të fshehtë dhe se atë që e deklarojmë si mendim intelektual tonin, e kemi të cytur nga shtytje të ulta provinciale që buthojnë nga smira e xhelozia gati edhe primitive. Natyrisht, ky kualifikim nuk i përfshin të gjithë ata që u patën bërë pjesë e këtij debati, sepse p.sh reflektimet e Mustafa Nanos, Ardian Vehbiut e disa të tjerëve rreth kësaj teme, përmbanin ngacmime të dobishme intelektuale, të domosdoshme për cdo reflektim e analizë.

Gjatë debatit për librat e Fevziut, në shkrimet e mia, pata mbrojtur tezën se librat historikë të Fevziut duhen parë brenda zhanrit të vet unik, ajo që cilësohet si Popular History që është një lloj nën-zhanri i asaj që bota e cilëson si Creative NonFiction. Aso kohe, por edhe sot, tendencën për të parë Fevziun në petkun e dikujt që po ua marrka punën akademikëve të historisë apo po i lënka ata nën hije, më është dukur absurd, por edhe komik. Për më tepër, e kam përjetuar si dëshmi të hidhur se, si shoqëri, ne akoma lundrojmë në ujëra të trazuara, jashtë rrjedhave normale bashkëkohore që sot janë standart në botën normale.

Por Richard Hodges nuk ndikohet nga marrëzitë tona, sepse ai e ka fatin jetësor që të mos jetë pjesë e tyre. Në shënimin e vet, Richard Hodges asnjëherë nuk i referohet Fevziut si një historian, përkundrazi e cilëson ashtu siç është ai vërtet, një gazetar i politikës, por, gjithsesi, punën e tij te libri për Enver Hoxhën, Richard Hodges e vlerëson si “një përpjekje guximtare për ta analizuar këtë përbindësh (Enver Hoxhën)”. Richard Hodges po ashtu e pranon si të drejtë dhe korrekte metodologjinë krijuese të Fevziut; Hodges thekson se Fevziu është bazuar në memoare bashkëkohësish të Hoxhës, dokumente nga arkivi i shtetit shqiptar dhe në intervista me të mbijetuar nga kampet e internimit. Me fjalë të tjera, Richard Hodges nuk e lartëson Fevziun në piedestalin e historianit, siç u pat bërë temë një trajtimi të kotë te ne, por e vlerëson atë brenda proveniencës së tij si gazetar guximtar hulumtues, ndërkaq librin e Fevziut e vlerëson dhe e dallon si një pikë të domosdoshme reference për çdo studiues (akademik) serioz që në të ardhmen mund t’i qaset studimit të Enver Hoxhës dhe Shqipërisë së tij.

Konsideroj se ky shënim te History Today përbën një lajm të mirë për të gjithë ne, pavarësisht nëse na pëlqen apo jo Fevziu dhe libri i tij. Është një lajm i mirë për komunitetin intelektual në Shqipëri si dhe një hap më shumë drejt integrimit tonë kulturor e intelektual në habitatin tonë të natyrshëm, atë evropian. Po ashtu do të duhej të përbente një rast të mirë reflektimi për të gjitha marrëzitë e debateve tona, një rast i mirë që debateve të ngjashme, në të ardhmen, t’i qasemi më me shumë racionalitet dhe dashamirësi intelektuale për njëri-tjetrin. Në fund të fundit, ne, që e cilësojmë veten intelektualë, deshëm apo nuk deshëm, krijojmë standartin (të mirë apo të keq) që, në heshtje, ndjekin të tjerët.

(Autori është shkrimtar. Ky shënim është krejtësisht personal)

*.*

ky shkrim gjer më tani është publikuar te këto mediume:

në Shqipëri: revista letrare “Saras”, gazeta “Shqip”,

në Kosovë: Gazeta “Lajm”, Gazeta “Blic”, gazetat lokale “Prizren Press” dhe “Mega Press”,

Në Maqedoni: Gazeta “Zhurnal” dhe portali “Aktuale.mk”

Në Luginë të Preshevës: Agjencia informative “Presheva Info



Ju sugjerojmë

Tërmeti me magnitudë 8.8 godet Rusinë
Bota

Tërmeti me magnitudë 8.8 godet Rusinë

30 Korrik, 2025 8:36 am
Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës
Kryesore

Parashikimi i motit, 30 korrik 2025

30 Korrik, 2025 8:21 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi 30 korrik 2025, zbuloni parashikimet e yjeve

30 Korrik, 2025 8:10 am
Serbia dhe Kina përfundojnë stërvitjet e përbashkëta ushtarake
Rajoni

Serbia dhe Kina përfundojnë stërvitjet e përbashkëta ushtarake

29 Korrik, 2025 10:56 pm
Dy ditë nga zgjedhja e Trump, Putin: Rendi i ri botëror po ngrihet
Bota

Putin i përgjigjet Trump duke goditur 73 qytete dhe fshatra në Ukrainë

29 Korrik, 2025 10:52 pm
Kremlini konfirmon bisedën telefonike Putin- Trump: Është planifikuar për të martën
Bota

Trump thirrje Putin: Ke 10 ditë kohë për të arritur armëpushimin me Ukrainën

29 Korrik, 2025 10:28 pm
Kina nën pushtetin e ujit. Të paktën 30 viktima dhe mbi 80.000 të evakuuar
Bota

Kina nën pushtetin e ujit. Të paktën 30 viktima dhe mbi 80.000 të evakuuar

29 Korrik, 2025 9:36 pm
Ky është çmimi që Chelsea ka vendosur për Brojën
Sport

Ky është çmimi që Chelsea ka vendosur për Brojën

29 Korrik, 2025 9:11 pm
Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
Kronikë

Lezhë/ Makina përplas 10-vjeçarin me biçikletë, fëmija niset drejt Traumës

29 Korrik, 2025 9:07 pm
Zjarret në Spanjë, digjen 500 hektarë pyje
Bota

Zjarret në Spanjë, digjen 500 hektarë pyje

29 Korrik, 2025 8:36 pm
Para
Tre filma që duhet t’i shihni patjetër në Gusht

Tre filma që duhet t'i shihni patjetër në Gusht

Kundërshtoi Ministren për buxhetin e ulët të TKOB-it, dorëhiqet Ilir Kerni

Dorëheqja e Kernit, këshilltari i Metës: Ç'mund të presësh në këtë vend...

Burri me dy gra: Rudina ishte xheloze për gruan e dytë, ndaj më qëlloi

Burri me dy gra: Rudina ishte xheloze për gruan e dytë, ndaj më qëlloi

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Tërmeti me magnitudë 8.8 godet Rusinë

Tërmeti me magnitudë 8.8 godet Rusinë
30 Korrik, 2025

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 8.8 i shkallës Rihter goditi Gadishullin Kamchatka në lindje të Rusisë, të mërkurën në...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 30 korrik 2025

Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës
30 Korrik, 2025

Kjo e mërkurë do të jetë një ditë tipike vere, me mot të kthjellët dhe temperatura të larta në të...

Lexo më shumë

Horoskopi 30 korrik 2025, zbuloni parashikimet e yjeve

Horoskopi, 22 nëntor 2023
30 Korrik, 2025

Dashi Nëse jeni në një lidhje duhet të përfitoni nga ambienti i ngrohtë që do mbizotërojë për të folur hapur...

Lexo më shumë

Serbia dhe Kina përfundojnë stërvitjet e përbashkëta ushtarake

Serbia dhe Kina përfundojnë stërvitjet e përbashkëta ushtarake
29 Korrik, 2025

Pjesëtarët e Brigadës së 72-të për Operacione Speciale në ushtrinë serbe dhe njëra prej brigadave speciale në ushtrinë e Kinës,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com