Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Enver Hoxha: Dishepulli djallëzor i Stalinit

2016/05/13 at 2:11 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Enver Hoxha: Dishepulli djallëzor i Stalinit

Mediat britanike i kushtojnë sërish vëmendje librit të gazetarit Blendi Fevziu, mbi biografinë e tiranit Enver Hoxha.


Will Nicoll

Në daljen e tij të fundit publike, diktatori shqiptar Enver Hoxha, iu drejtua popullit për të festuar çlirimin e kryeqytetit në Nëntor të vitit 1944. Hoxha, i cili kishte hyrë në qytet si një partizan komunist, ishte tani një burrë i vjetër dhe i dobët. Ai shfaqej shpesh në një karrige me rrota, ngjitej në podium me ndihmën e një ashensori  të bërë me porosi dhe qëndronte në këmbë pa u rrëzuar falë gardhit të kamufluar të sigurisë. Diktatori ishte në gjendje delikate, por ende shumë i pushtetshëm.

Në një fjalim zanor të regjistruar, inspirues, por paralajmërues të fundit të afërt, ai i urdhëronte ata të ruanin si drita e syve, gjithçka kishin arritur dhe t’i çonin përpara arritjet, në mënyrë që brezat e ardhshëm të trashëgojnë një Shqipëri më të fortë, një Shqipëri të kuqe, të kuqe si zjarri i përjetësisë që digjet në idealet partizane dhe  komuniste, një Shqipëri që do të jetojë dhe përparojë në shekujt që do të vijnë.

Shqipëria nuk ishte një vend real, por iluzionet e Hoxhës nuk vinin prej moshës dhe pleqërisë.  Siç shkruan Fevziu, “Shqipëria që Hoxha kishte premtuar 40 vjet më parë nuk ekzistonte. Ajo nuk u arrit kurrë. Gjendja e popullit shqiptar mund të përshkruhet mirë si një karikaturë mankthi e Bashkimit Sovjetik të Stalinit, një fotokopje e shtypjes Staliniste, e ashpër brenda kufijve të një vendi të vogël”.

Kur Hoxha vdiq në 11 Prill të vitit 1985, Shqipëria ishte vendi i tretë më i varfër në botë, me një të ardhur mesatare prej 15 dollarësh në muaj. Gjatë 41 viteve në krye të shtetit shqiptar, Hoxha e shpalli 64% të bregut, zonë ushtarake.  Plazhet u rrethuan me gardhe me gjemba, ndërsa tokat rreth plazheve me gardhe elektrike. Popullsia shqiptare ishte e burgosur. Përgjatë katër dekadave të një regjimi totalitar, Fevziu llogarit se 5,487 persona u vranë, 24,155 u burgosën dhe 70,000 u internuan. Policia sekrete e Hoxhës rekrutoi 200,000 informatorë.  Sigurimi kishte një milionë dosje të detajura mbi prirjet politike dhe seksuale të qytetarëve. Ashpërsia e spastrimeve ishte e krahasueshme vetëm me ato të Stalinit, që preku më shumse se 3 milion njerëz.

I lindur në jug të Shqipërisë, në qytetin e gjirokastrës në vitin 1908, Hoxha studioi në liceun francez të Korçës dhe më pas fitoi një të drejtë studimit në Universitetin e Montpeliesë. Së jashtmi, ky start i shkëlqyer tregonte zell dhe inteligjencë.  Në të vërtetë Hoxha i fitoi këto bekime të hershme dhe praktikisht çdo avantazh të mëpasshëm, përmes lidhjeve. Kur ai dështoi në Monpelie, nepotizmi e shpëtoi dhe ai u vendos në banesën e shokut të pasur të një shokut të tij, i quajtur Hasan Jero (të cilin më vonë e dënoi me 35 vjet burg).

I njëjti lloj i ndikimit e bëri të fitonte një vend pune në Ambasadën Shqiptare në Bruksel kur Ministri i Jashtëm i Mbretërisë Shqiptare, Eqrem Libohova, e vuri Hoxhën në këtë pozicion. Libohova i gjeti Hoxhës edhe një pozicion pune si mësues në Korçë, kur ai u kthye në Shqipëri në vitin 1936. Është madje e argumentueshme, se përmes lidhjeve, Hoxha arriti në pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Komuniste  të Shqipërisë në vitin 1943 — dhe lidershipi i vendit pas rënies së Gjermanisë në vitin 1944.

Në vitet e pasluftës atij iu atribuan disa suksese. Ndarja nga Jugosllavia në vitin  1948 do të rezultonte shkatërrimtare më pas, por ai adaptoi parimet e Stalinit në industrializimin dhe kolektivizmin për përmirësimin e shkrimit dhe leximit dhe barazinë gjinore. Me vdekjen e Stalinit në vitin 1953 Shqipëria dhe Hoxha u orientuan drejt izolimit. Hoxha, i cili tashmë e thërriste veten “xhaxahi Enver” e kishte adhuruar Stalinin. Në vitin 1960 ai denoncoi politikat e Hrushovit në një takim të Partive Komuniste dhe Punëtore në Moskë dhe më pas u largua. Time e cilësoi Hoxhën ‘Bosi i Kuq’, një titull të cilin me shumë siguri e shijoi dhe aleanca filloi me Maon e Kinës. Nga viti 1978, edhe kjo marrëdhënie u ndërpre— duke e lënë Hoxhën pa asnjë nga burimet financiare për të mbajtur Disneyland-in e tij Stalinist. Shtatë vitet e fundit të regjimit të tij qenë më të rëndat për popullin.

Njeriu që gjendet në qendër të gjezës së Fevziut mund të jetë tirani më i frikshëm që u ka shpëtuar analizave historike deri më sot. Hoxha i ka shijuar historitë me detektivë dhe veçanërisht librat e Agatha Christie. Ai e deklaroi Shqipërinë, zyrtarisht vendin e parë ateist  në vitin 1967, porposedonte një numër të madh tekstesh teologjike. Ai lexonte trillime me vampirë, e veshi shtëpinë e tij duke blerë mallra nga marketet e shtrenjtë  italianë dhe shpenzonte kohën e mbrëmjes duke parë torturat dhe vrasjet e kundërshtarëve të tij në videokaseta — sikurse nusja e tij ka treguar më pas.

Ai la pas 13 vëllime kujtimesh, të redaktuara nga e shoqja Nexhmije. Këta libra ende gjenden në qoshkat e vogla që shesin libra në Tiranë, në disa raste edhe të përkthyera në anglisht për t’ua shitur turistëve. Po ata na tregojnë shumë pak për atë çka Enrver Hoxha ishte. Sikurse Fevziu e shpreh “Ata portretizojnë njeriun që Hoxha do donte të ishte. Ai më shumë se kushdo tjetër i kishte kuptuar fjalët e Wilde: Askush nuk është aq ipasur, sa të blejë të shkuarën e tij”.

Në këtë balancë të admirueshme, të qartë në burime, lirike dhe në një analizë të ndjeshme të tiranit, Blendi Fevziu e sjell Hoxhën në një këndvështrim, që viktimat e tij nuk do të mundeshin kurrë.

Spectator.co.uk

 



Ju sugjerojmë

Zjarret në vend, ministri Vengu: Situata është nën monitorim
Aktualitet

Zjarret në vend, ministri Vengu: Situata është nën monitorim

29 Qershor, 2025 10:44 pm
Situata në Gaza përkeqësohet teksa grupet e armatosura luftojnë për ndihmat
Bota

Situata në Gaza përkeqësohet teksa grupet e armatosura luftojnë për ndihmat

29 Qershor, 2025 10:28 pm
Grossi: Irani mund të rinisë pasurimin e uraniumit brenda muajsh
Bota

Grossi: Irani mund të rinisë pasurimin e uraniumit brenda muajsh

29 Qershor, 2025 10:02 pm
Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes zbulon sa vatra janë aktive
Aktualitet

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes zbulon sa vatra janë aktive

29 Qershor, 2025 9:30 pm
Trump paralajmëron Kievin se “Ukraina mund të bëhet ruse një ditë”
Bota

Trump: Të ndiqen penalisht të gjithë ata që nxorën informacione për sulmet e …

29 Qershor, 2025 9:18 pm
Lezhë/ 4-vjeçarja rrëzohet nga ballkoni, dërgohet me urgjencë te Trauma
Aktualitet

Lezhë/ 4-vjeçarja rrëzohet nga ballkoni, dërgohet me urgjencë te Trauma

29 Qershor, 2025 8:45 pm
Analiza e REL: Kthesë kah e djathta pas protestës studentore në Beograd
Rajoni

Analiza e REL: Kthesë kah e djathta pas protestës studentore në Beograd

29 Qershor, 2025 8:38 pm
Artiljerët ukrainas luftojnë me armët e rusëve për të mbrojtur Pokrovskun
Bota

Artiljerët ukrainas luftojnë me armët e rusëve për të mbrojtur Pokrovskun

29 Qershor, 2025 8:20 pm
Zjarr në Patos, të favorizuara nga era e fort flakët u afrohen banesave
Aktualitet

Zjarr në Patos, të favorizuara nga era e fort flakët u afrohen banesave

29 Qershor, 2025 8:04 pm
Zjarri në tregun industrial, prefekti i Durrësit: Shkak mund të jetë…
Aktualitet

Zjarri në tregun industrial, prefekti i Durrësit: Shkak mund të jetë…

29 Qershor, 2025 7:39 pm
Para
Foto/ Veshja që duhet të keni në takimin e parë, sipas horoskopit

Foto/ Veshja që duhet të keni në takimin e parë, sipas horoskopit

Video/ Christina Aguilera dikur “mbretëreshë” e belit, sot e dhjamit…

Video/ Christina Aguilera dikur "mbretëreshë" e belit, sot e dhjamit...

Foto/ Julia Roberts injoron etikën në Festivalin e Kanës

Foto/ Julia Roberts injoron etikën në Festivalin e Kanës

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Zjarret në vend, ministri Vengu: Situata është nën monitorim

Zjarret në vend, ministri Vengu: Situata është nën monitorim
29 Qershor, 2025

Teksa vendi përballet me vatra zjarri të konsiderueshme, me një njoftim ka dalë dhe ministri i Mbrotjes së Republikës së...

Lexo më shumë

Situata në Gaza përkeqësohet teksa grupet e armatosura luftojnë për ndihmat

Situata në Gaza përkeqësohet teksa grupet e armatosura luftojnë për ndihmat
29 Qershor, 2025

Për stafin e spitalit Nasser në Khan Younis, një viktimë e re e sjellë në departamentin e urgjencës javën e...

Lexo më shumë

Grossi: Irani mund të rinisë pasurimin e uraniumit brenda muajsh

Grossi: Irani mund të rinisë pasurimin e uraniumit brenda muajsh
29 Qershor, 2025

Irani mund të rinisë prodhimin e uraniumit të pasuruar brenda muajsh, pavarësisht dëmit të konsiderueshëm që u është shkaktuar objekteve...

Lexo më shumë

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes zbulon sa vatra janë aktive

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes zbulon sa vatra janë aktive
29 Qershor, 2025

Ministria e Mbrojtjes ka dalë mbrëmjen e sotme me një njoftim zyrtar, ku bën me dije situatën e zjarreve në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com