Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Entuziazëm në të dy kampet, kush do të jetë fituesi?

2021/04/25 at 10:22 PM
në Kryesore, Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 2 min
A A
Entuziazëm në të dy kampet, kush do të jetë fituesi?

-Nga Manjola Bregasi-

Pas pas mbylljes zyrtare të procesit zgjedhor dhe publikimit të Exit Polleve, përfaqësuesit politikë në vend, patën komunikimet e para në publik.

Fillimisht drejtuesja e LSI Monika Kryemadhi, u shpreh për një fitore të jashtëzakonshme të opozitës, ndërsa tha se LSI kishte siguruar 28-30 mandate, pavarësisht faktit se në Exit Poll-e, kjo forcë arrin 6-8 mandate.

“Numrat që janë tregojnë për një fitore të jashtëzakonshme të opozitës, opozita e bashkuar ka 85-90 mandate. 28-30 mandate ka LSI, PD del forcë e parë”, tha Kryemadhi.

Ndërkohë, më i ftohtë Kryetari i PS Rama preferoi të mos japë deklarata lidhur mbi fituesin, ndërsa tha se sondazhet dhe Exit Poll-et i prëkasin parashikimeve para ndeshjes.

“Sondazhet dhe Exit Poll-et parvarësisht që na japin forcë qeverisëse i përkasin parashikimeve para ndeshjes. Tani mbetet rezultati i kutive të votimit qe është rezultati i ndeshjes. Ndaj ju lutem shumë përqendrohuni të gjithë. Dua të përsëris edhe njëhere një falënderim nga zemra për të gjitha patronazhistët që kanë bërë një punë mbreslënëse dhe janë ata apo ato qe e dinë mirë kush ka votuar dhe kush nuk ka votuar”, tha Rama.

Në një tjetër atmosferë ishte në daljen e tij përpara selisë së partisë, kryedemokrati Basha. I mbështetur nga thirrjet entuziaste të simpatizantëve, Basha deklaroi me bindje fitoren. “Faleminderit të gjithë qytetarëve shqiptarë, që zgjodhën ndryshimin,. Kjo është një fitore e qartë për popullin shqiptar, një fitore e qartë për aleancën për ndryshim. Vullneti i popullit është në kutitë e votimit. Kam besim të plotë se numëruesit dhe komisionerët do ta përmbyllin këtë proces sipas ligjit. Në fund të këtij procesi Shqipëria fiton”, tha Basha.

Por këtij entuziazmi, ju përgjigj pak minuta më pas drejtuesi politik i qarkut të Tiranës në PS, Erion Veliaj.

Gjithashtu Veliaj foli për projeksione dhe Exit Poll-e që i japin PS-së më shumë se 72 mandate, por ai kërkoi durim deri në numërimin e votave në kuti.

“Faleminderit shumë, ka qenë një ditë e gjatë, e bukur, frytdhënëse. Lajmi i parë i mirë që morëm është që të gjitha exit pollet na kanë nxjerrë fitues në republikë me 71-72 mandate. Lajmi i dytë më i mirë është që projeksionet tona si në Tiranë dhe në Shqipëri janë më shumë se 72 mandate. Por, si projeksionet ashtu dhe Exit Pollet duhet të presin procesin e numërimit. Të tregojmë durim që fitorja në kutitë e votimit të numërohet”, tha Veliaj.

Në kushtet ku të gjithë shfaqen entuziastë e ku të gjithë janë njëkohësisht të pasigurt, ajo që analistët e zgjedhjeve dhe të shifrave japin me siguri, është që palët do të ndahen në kutitë e votimit, nga një diferencë shumë e ngushtë./Opinion.al

Etiketa: Bashaentuziazemfitorjarama

Ju sugjerojmë

Ndeshja mes Tiranës dhe Partizanit, bllokohen disa rrugë në kryeqytet
Aktualitet

Ndeshja mes Tiranës dhe Partizanit, bllokohen disa rrugë në kryeqytet

7 Dhjetor, 2025 4:39 pm
Vrasja e 15-vjeçarit, bashkëmoshatarët protestë paqësore në Bulqizë
Kronikë

Vrasja e 15-vjeçarit, bashkëmoshatarët protestë paqësore në Bulqizë

7 Dhjetor, 2025 4:20 pm
Auto-Skicë
Kryesore

Një ministre, një pezullim dhe anatomia e një prove demokratike

7 Dhjetor, 2025 12:22 pm
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 7 dhjetor 2025, zbuloni shenjat me fat

7 Dhjetor, 2025 12:11 pm
Shqiptari qëllon me thikë ish-gruan në Greqi, 50-vjeçarja shpëton duke…
Kronikë

Shqiptari qëllon me thikë ish-gruan në Greqi, 50-vjeçarja shpëton duke…

6 Dhjetor, 2025 11:09 pm
Trump merr telefonatë nga Ronaldo, Presidenti: Nuk ka njeri më të mirë se ai
Bota

Trump merr telefonatë nga Ronaldo, Presidenti: Nuk ka njeri më të mirë se ai

6 Dhjetor, 2025 9:51 pm
Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin, babai: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë
Aktualitet

Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin, babai: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë

6 Dhjetor, 2025 8:40 pm
Akuzohet për mijëra vrasje, “kasapja” e Tanzanisë fiton zgjedhjet me 98% të votave
Bota

Akuzohet për mijëra vrasje, “kasapja” e Tanzanisë fiton zgjedhjet me 98% të votave

6 Dhjetor, 2025 7:39 pm
Qytetet në atmosferën e festave, ndizen dritat e pemëve të Krishtlindjes
Aktualitet

Qytetet në atmosferën e festave, ndizen dritat e pemëve të Krishtlindjes

6 Dhjetor, 2025 7:14 pm
Elon Musk: Vendosuni sanksione oligarkëve ukrainas, kështu afrohet fundi i luftës
Bota

Elon Musk: Bashkimi Evropian duhet të zhbëhet, sovraniteti t’u kthehet shteteve

6 Dhjetor, 2025 5:41 pm
Para
Sondazhi: Në Shqipëri, zhgënjim në rritje nga qeveria dhe politika

Përfundon numërimi i qendrës së parë të votimit, PS 4 vota më shumë se PD

Çelet sezoni turistik në Shqipëri, mbërrijnë 200 turistë nga Ukraina

Çelet sezoni turistik në Shqipëri, mbërrijnë 200 turistë nga Ukraina

“Nuk komentoj deklaratat e humbësve”, Bardhi- PS: Emëroni numëruesit

“Nuk komentoj deklaratat e humbësve”, Bardhi- PS: Emëroni numëruesit

TE FUNDIT

Ndeshja mes Tiranës dhe Partizanit, bllokohen disa rrugë në kryeqytet

Ndeshja mes Tiranës dhe Partizanit, bllokohen disa rrugë në kryeqytet
7 Dhjetor, 2025

Disa segmente rrugore të kryeqytetit do të qëndrojnë sot të bllokuara për shkak të derbit të kryeqytetit, që do të...

Lexo më shumë

Vrasja e 15-vjeçarit, bashkëmoshatarët protestë paqësore në Bulqizë

Vrasja e 15-vjeçarit, bashkëmoshatarët protestë paqësore në Bulqizë
7 Dhjetor, 2025

Me pankarta në duar,  një grup të rinjsh janë mbledhur sot në qendër të qytetit të Bulqizës për të zhvilluar...

Lexo më shumë

Një ministre, një pezullim dhe anatomia e një prove demokratike

Auto-Skicë
7 Dhjetor, 2025

Nga Dr. Albatros Rexhaj Në çdo vend që nis një reformë të vërtetë kundër korrupsionit, vjen një çast kur sistemi...

Lexo më shumë

Horoskopi 7 dhjetor 2025, zbuloni shenjat me fat

Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
7 Dhjetor, 2025

Dashi Marrja e vendimeve sot do të jetë pothuajse e pamundur. Në vend që të mendoni për gjërat në kokën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com