Gazetari i njohur Eno Popi prej vitesh është pjesë e televizionit ‘Top Channel’ ku ka prezantuar historikisht emisionin radiofonik ‘Wake Up’. Ndonëse bashkëprezantuesit e tij janë ndryshuar nga viti në vit, ai ka qëndruar aty dhe zëri i tij ka shoqëruar çdo vit mëngjeset e shqiptarëve.
Mirëpo ditën e djeshme u përhap me shpejtësi lajmi se moderatori i njohur do të braktiste emision ‘Wake up’ dhe do të drejtojë emisionin e ri që do të fillojë në Top Channel ‘Kutia e Fundit’.
Mesa duket të gjitha paskan qenë vetëm llafe, pasi Eno as nuk paska ndërmend të lërë emisionin e mëngjesit. Kështu është shprehur vetë moderatori, në një prononcim për “Anabel”ku e ka përgënjeshtruar këtë lajm dhe ka mohuar kategorikisht mundësinë që ai të iki nga prezantimi i emisionit të mëngjesit.