Enkel Demi ka konfirmuar edhe një herë mendimin, përse sipas tij disa nga vajzat e show bizit punojnë edhe si eskortë. I ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”, i pyetur nga drejtuesi i këtij programi, Enkel Demi, me humorin që e karakterizon ka shpjeguar këtë ide. Sipas Kelit, shumë nga vajzat e show bizit, shihen në rrjetet sociale të postojnë fotot pushimesh luksoze në disa nga vendet më të bukura të globit, ndërkohë që njerëzit që punojnë nuk i arrijnë pushimet në këto vende.
“Dhe nga xhelozia, ne nxjerrim teorinë që këto vajza punojnë si eskorta”, u shpreh Enkel Demi.