InstaBIZ

Enjtje në fytyrë dhe kokë, çfarë po ndodh me Ermal Metën?



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:08 - 26/07/22 |
Opi Nion

Frikë për Ermal Metën, shkruajnë mediat italiane pas njoftimit të tij në rrjetet sociale mbi gjendjen shëndetësore. Këngëtari shqiptar në Itali lajmëroi fansat se prej ditësh kishte fryrje në pjesë të ndryshme të fytyrës dhe kokës.

“Për disa ditë më janë fryrë pjesë të ndryshme të fytyrës dhe kokës. Fillimisht mendova se mund të ishte një goditje ajri, por nuk është ashtu. Dje në mëngjes u zgjova më keq se zakonisht dhe sot në mëngjes njësoj”, ka shkruar këngëtari në një stori në Instagram.

Për shkak të gjendjes shëndetësore, Meta u detyrua të hiqte dorë nga disa angazhime në punë.

“Jam i detyruar të anuloj takimet e Peschici dhe Giffoni pasi duhet të shoh dhe mbi të gjitha të zgjidh situatën. Më vjen shumë keq. I kërkoj falje organizatorëve të eventeve dhe fansave. Do të shihemi së shpejti”, shtoi ai.

Kantautori shqiptar ka publikuar më pas dy foto të fytyrës së tij ku provohet gjendja e tij.

 

Pas