Flokët e gjatë duan një mundim të madh për tu rritur dhe sidomos për tu mbajtur. Shumë vajza i ruajnë me fanatizëm flokët e gjatë duke mos ja “dëgjuar zhurmën” gërshërëve. Mirëpo Eni Koçi duket se është shumë guximtare.
Harrojeni vajzën bionde me flokët e gjatë poshtë kurrizit, pasi Eni është shfaqur së fundmi me flokë të shkurtra dhe me baluke. Nuk dihet nëse ajo vërtet i ka prerë apo ka vendosur baluke, por edhe kështu i shkojnë shumë.