Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Eni Çobani: Më ke prekur, nuk ke treguar as qytetari dhe as edukatë

2020/07/12 at 6:31 PM
në Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Eni Çobani: Më ke prekur, nuk ke treguar as qytetari dhe as edukatë

Rubrika “Shihemi në gjyq”, në Tv Klan solli ditën e sotme problematikën e vështirë të zotit Albert.

Baxhanaku i tij, burri i motrës së gruas i thotë që djali i hallës është investitor ndërtues, prandaj i sugjeron që lekët që kishin mbledhur t’ia jepnin atij sepse do iu ktheheshin me interes. Kështu vepruan, por gjërat nuk shkuan aspak ashtu si ai e kishte menduar.

Kjo situatë solli dhe një konflikt në familje, që çoi në ndarjen e Albertit nga bashkëshortja.

Gruaja e tij kishte premtuar që do ishte pjesë e seancës së ndërmjetësimit, për t’u përballur me ish-bashkëshortin dhe për të treguar të vërtetën rreth situatës, por krejt papritur vendos të ikë në Greqi.

Në lidhje me këtë veprim të sajin, zonja Eni Çobani shprehet se e ka prekur jashtë mase me sjelljen e saj sepse nuk ke treguar as qytetari dhe as edukatë.

Eni Çobani: Çfarë ndodhi në 2015 mes teje dhe Mirelës?

Albert: Në 2015 filluan grindjet dhe përfunduam në ndarje.

Eni Çobani: Pra shikoni se çfarë ndodh!

Arben: Mua nuk më thotë që kam këto probleme në familje.

Eni Çobani: Janë dhënë 75 mijë euro, është bërë një kontratë sipërmarrje, në mes është motra me motrën. Sot familja është prishur, kemi një ish-bashkëshorte me dy fëmijë, qe jetojnë në Greqi, që pata dhe unë fatin që për 3 orë rrjesht të qëndroj me zonjën Mirela në ambientet private të zyrës time, me shpresën e madhe se si ish-bashkëshortja e Albertit do të vinte në këtë seancë dhe do të thoshte vetëm një të vërtetë. Sigurisht që unë e lexova merakun dhe shqetësimin e saj në sy, vitet dhe eksperienca më kanë bërë të kuptoj një njëri që ka dëshirën dhe vullnetin për të ardhur deri në seancë ndërmjetësimi. Ia shpreha dhe Albertit, që mua më duket se kjo zonjë nuk do arrijë deri në seancën tonë të ndërmjetësimit. Alberti kishte besim, ashtu sikundër pati edhe kur i dha dhe paratë e jetës. Dhe çfarë ndodhi Ardit. Ne jemi sot me Arbenin dhe Albertin dhe jo me Albertin dhe me Mirelën. Prandaj i drejtohem Mirelës së dashur, me të cilën ndava 3 orë, zonjë e nderuar askush nga ne…

Arben: Secili ka hallin dhe problemin e tij. Nuk më intereson fare si i kanë ata.

Eni Çobani: Të lutem e kam këtë mesazh për të, e kuptoj që nuk është halli tënd, por ky është halli im. Ti duhet të dish dhe hallin tim, se që unë këtu dal dhe flas, më dëgjojnë dhe pastaj më paragjykojnë, jo zotëri se ti duhet ta dish bashkë me shqiptarët e tjerë. Unë nuk kam kohë tepër, të pres shqiptarë që duan të tallen me fatet e tyre. Unë pres ata që janë hallexhinj, që kanë probleme, që i dalin të vërtetës deri në fund dhe ajo zonjë që ka marrë 3 orë nga jeta ime, po i drejtohem sot publikisht duke i thënë: Zonjë e nderuar se je grua, je nënë, ke qenë ish-bashkëshortja e këtij zotërisë, nuk dua të futem fare në pjesën pse je ndarë me këtë zotërinë, unë vetëm një gjë të them, që më ke prekur jashtë mase me sjelljen tënde, nuk ke treguar as qytetari dhe as edukatë sepse nuk të imponoi askush, erdhe me dëshirë. Mirel, të thashë vazhdoje dhe nxirre të vërtetën tënde, se është gjaku dhe djersa jote dhe e Albertit. Më the po dhe m’u drejtove me falenderime dhe më the zonja Eni je shpresa jonë e fundit. Ndërkohë çfarë ndodhi sot Ardit, sot kemi protagonistë të tjerë, kemi Albertin dhe Arbenin, nuk kemi Mirelën sepse Mirela të paktën dhe një telefonatë më detyrohej për mikpritjen, për mendimin dhe për lodhjen, por mori sërish autobuzin dhe i është drejtuar shtetit grek dhe në telefonatën time të dhjetë, e ka hapur dhe ka thënë: Zonja Eli, po i them nuk e kam Eli, po e kam Eni. Zonja Eli, unë nuk vij se ika për në Greqi. Po i drejtohem sot, vazhdo zonjë sepse nëse zotëria është këtu me këtë problem, je ti e para që e ke shkaktuar këtë problem me motrën tënde dhe më gjithë njerëzit e tu./tvklan.al

Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
Covid-19/ Shifrat e fundit në Itali, Lombardia raporton më shumë raste

Shënohet rritje e lehtë e rasteve të reja me koronavirus në Itali

“E mendova mashtrim”/I riu ndërron jetë pasi u infektua me qëllim me Covid

"E mendova mashtrim"/I riu ndërron jetë pasi u infektua me qëllim me Covid

Florida thyen rekordin e rasteve me koronavirus në 24 orë

Florida thyen rekordin e rasteve me koronavirus në 24 orë

TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com