Djali i ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, është bërë një personazh mediatik tashmë. Eriku shpesh ftohet nëpër emisione të ndryshme, dhe ka shumë ndjekës në Instagram. I ftuar së fundmi në emisionin “Pop Culture”, ai është pyetur edhe për mendimin e tij në lidhje me femrën më seksi të show-bizz.
Përgjigja e tij në emision ishte Eni Vasili, ndërsa në një postim në “Instagram” ai ka thënë se ishte një ngatrresë, ndërsa ka dashur të thotë Eni Vasili. “Na e ngjiti Rudina këtë ngatrresën” – shton Eriku në fund, duke thumbuar disi edhe prezantuesen Rudina Magjistari, te e cila ishte i ftuar disa kohë më parë ku foli edhe për jetën e tij personale.