Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë Engjëll Agaçi ka dalë nga SPAK pas rreth tre orësh marrje në pyetje nga prokurorët.
Vet Agaçi tha se është pyetur në lidhje me inceneratorin e Tiranës. si persona që ka dijeni për këtë çështje. Sipas tij, nuk përbën më lajm që një zyrtar i lartë siç ai është, të shkojë në organin e drejtësisë që heton krimin e organizuar dhe korrupsionin.
“U thirra për inceneratorin e Tiranës. Ky nuk duhet të përbëjë një lajm, të gjithë duhet të jemi në dispozicion dhe funksion të organeve të drejtësisë”,-tha Agaçi.