Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Energji pozitive dhe para, parashikimi i horoskopit për muajin më të rëndësishëm të vitit

2023/05/01 at 1:44 PM
në -Jetë dhe Stil, Te Fundit
Kohë leximi: 8 min
A A
Energji pozitive dhe para, parashikimi i horoskopit për muajin më të rëndësishëm të vitit

Muaji Maj do të jetë mjaft pozitiv dhe i bukur për shenjat e zodiakut. Sipas parashikimit të Krisanthi Kallojerit në “Shije Shtëpie” në Tv Klan, vetëm në ditët afër eklipseve mund të hasim pak më shumë vështirësi dhe duhet të jemi më të kujdesshëm.


Muaji është shumë i rëndësishëm sepse eklipset kanë një ndikim 6-mujor dhe ndryshimet pasqyrohen në ndikim 6-mujor dhe ndryshimet pasqyrohen në planin afatgjatë. Ekonomia do të jetë fokusi kryesor sepse do të krijojë mundësi për të përfituar por gjithnjë duke mos lënë mënjanë vigjilencën.

Krisanthi Kallojeri: Është një eklips pak i vështirë dhe do të na preokupojnë ngjarje të papritura, zhvillime  që nuk i prisnim, do sjellë në përgjithësi ndryshime. Tani dhe gjatë Majit, veçanërisht në pjesën e parë deri në datën 20 duhet të fokusohemi më tepër në sferën ekonomike dhe në shkallë socio-politike ndryshimet kanë të bëjnë me ekonominë, ajo është baza dhe tema kryesore e periudhës dhe eklipsit.

Dashi – Jupiteri ju thotë lamtumirë në datën 16 prandaj deri atëherë merrni dhuratat edhe të lindurit në 4-5 ditët e fundit të shenjës. Me siguri keni nisur një cikël të ri jete në aspektin personal ose  profesional dhe duhet të menaxhoni sektorin financiar, të gjeni burimet për zhvillimin tuaj të mëtejshëm. Eklipsi i 5 Majit ju fton të menaxhoni sektorin financiar dhe emocionet e dëshirat tuaja më të thella. Kërkoni detyrimet nga të tjerët deri në datën 15 Maj, përmirësoni kushtet tuaja të jetesës, jini të vëmendshëm se deri ku mund të shtrini këmbët  dhe deri sa mund të tejkaloni kufijtë e vetvetes. Jupiteri që do të kalojë deri në datën 16 Maj në shtëpinë tuaj të dytë do të krijojë kushtet për të patur fitime financiare dhe siguri brenda vetes. Kjo nuk do të thotë se nuk duhet të vazhdoni të jeni parashikues në fushën financiare.

Demi – Ndoshta është muaji më i rëndësishëm i vitit pasi shënon fillimin e një cikli të ri për ju, me  zhvillim, përparim dhe shanse e mundësi të mëdha. Në datën 16 Maj, Jupiteri i fatit, i zhvillimit, i prosperitetit kalon në shenjën tuaj ku do të qëndrojë për një vit dhe do ju sjellë shanse e mundësi unike. Me eklipsin në datën 5 duhet të përqendroheni në fushën e marrëdhënieve dhe bashkëpunimeve, veçanërisht ju të lindurit në 10-ditëshin e dytë të shenjës, të përshtateni me të dhënat e reja që do të krijohen, me ndryshimet që do të krijohen dhe të shikoni këto ngjarjet e papritura të zhvillimit si një shtytje e mëtejshme në jetën tuaj. Me Hënën e re në shenjën tuaj datën 19 keni çdo arsye të ëndërroni dhe të veproni për të realizuar atë që doni. Miqtë janë ndihma juaj dhe do të mbështesin planet tuaja. Kushtojini vëmendje, kjo është shumë e rëndësishme, në lëvizjet financiare, menaxhimin e çështjeve që do ju preokupojnë nga data 16-22 Maj të lindurit në dy ditët e para të shenjës.

Binjakët – Ndoshta do duhet të bëni një hap prapa për të përmirësuar dhe rishikuar planet tuaja, ndërkohë që duhet të veproni me maturi e në mënyrë diskrete, të jeni pak më të tërhequr, kryesisht në gjysmën e parë të muajit në datën 19-20 Maj. Mos lini pas dore detyrat tuaja profesionale, jini të kujdesshëm në punë sepse klima planetare nuk lë vend për gabime. Tregoni talentet tuaja, mbroni interesat dhe vlerat, kujdesuni më shumëpër shëndetin dhe evitoni implikimin në prapaskena. Në vijim do zbuloni se disa gjëra, fjalë apo intriga janë bërë për ju pa dijeninë tuaj. Sektori financiar premton fitime, por shmangni çdo gjë të parregullt, jini brenda ligjeve rreth datës 4 Maj, pranë eklipsit sidomos të lindurit në 10-ditëshin e fundit të shenjës. Më 21 Maj fillon për ju një periudhë aktive ku do nxirrni në pah dinamizmin tuaj. Rritja e përgjegjësisë apo nevoja për të tejkaluar veten do t’ju mbajë në presion gjatë gjithë muaji dhe veçanërisht në datën 7 Maj për të lindurit në 10-ditëshin e parë të shenjës.

Gaforrja – Jupiteri ju ka ofruar shanse zhvillimi, shprehët potencialin tuaj, keni arritje e suksese dhe ndoshta disa nga ju u bënë më të njohur në fushën e tyre të profesionit. Tani e tutje, veçanërisht këtë muaj bazoni veprimtarinë tuaj në një aktivitet ose punë kolektive dhe zgjeroni rrjetin social. Eklipsi i hënës në Akrep në datën 5 është erotik për ju dhe sjell takime, njohje të papritura por edhe rikthimin e një dashurie nga e kaluara. Me hënën e re në shenjën e Demit hapen perspektiva të reja para jush dhe me Venusin në datën 7 Maj në shenjën tuaj është më e lehtë të arrini çfarë dëshironi. Në sektorin financiar mund të mos arrini atë që doni ose keni planifikuar rreth datës 19 Maj.

Luani – Maji do të jetë shumë kërkues për ju por nëse do të qëndroni vigjilentë dhe do të shfrytëzoni mundësitë që paraqiten, do të shpërbleheni. Jupiteri në datën 16 Maj do të kalojë në Dem dhe do vazhdojë t’ju sjellë favorizim dhe tashmë vëmendja juaj do të përqendrohet në karrierën tuaj, në fushën profesionale dhe jetën sociale. Do të keni prapë suksese shumë të fuqishme nëse nuk do të keni një entuziazëm hiperbolik dhe nëse nuk mbivlerësoni veten. Eklipsi i hënës në datën 5 kërkon që të përqendroheni në zgjidhjen e problemeve familajre ndërsa me hënën e re në datën 28 mund të bëni fillime të reja në sferën profesionale, për të lindurit në 10-ditëshin e fundit të shenjës. Të tjerët që janë lindur në dy ditët e para duhet të jenë shumë të vëmendshëm në çdo lëvizje që mund të keni ato ditë, nga data 16-21 Maj, sidomos në sferën financiare.

Virgjëresha – Maji do të jetë ideal për ju dhe periudha do të jetë ideale. Do të arrini një sukses profesional me  mbështetjen e miqve, të dashurit ose njerëzve prestigjiozë. Ju jepet mundësia të bëni udhëtime, të bëni plane për të ardhmen dhe t’i ndryshoni sepse eklipsi i datës 5 ju favorizon në këtë drejtim. Ndërkohë hëna e re në datën 19 ju favorizon të bëni fillime të reja. Nga data 16 Maj fillon një periudhë e favorshme për ju, plot mundësi për zhvillimin dhe përparimin tuaj. Këtë muaj do ndiheni sikur do të vendosni krahë për të fluturuar dhe do tejkaloni kufijtë tuaj.

 

Peshorja – Deri në datën 16 Maj Jupiteri vazhdon të favorizojë marrëdhëniet e bashkëpunimet e tuaja. Në këtë moment mund të përfitoni të gjithë të lindurit në ditët e fundit të shenjës. Nëse në marrëdhëniet tuaja do të keni trazira ose situata që do t’ju destabilizojnë, përpiquni t’i menaxhoni ngjarjet në mënyrë diplomatike, diçka që ju e keni në talent. Këtë muaj fokusohuni në sektorin financiar, menaxhoni mirë jo vetëm portofolin por edhe detyrimet ndaj të tjerëve. Klima planetare dhe kalimi i Jupiteri në Dem do të sjellë për një vit mbështetje financiare e psikologjike për ju, pra do të jeni më mirë. Dëshirat tuaja do të jenë të shumta dhe ky është talenti  juaj, këtu duhet të fokusoheni, të vini prioritet në to, të dini cilat janë ato që duhet të realizoni. Të lindurit në ditët e para dhe të fundit të shenjës i presin ndryshime pozitive.

Akrepi – Muaji pothuaj fillon me eklipsin në shenjën tuaj që kërkon të fokusoheni tek vetja në çdo drejtim, nga ana e paraqitjes, zhvilliet që doni të bëni në jetën personale e profesionale dhe në marrëdhëniet e bashkëpunimet tuaja. Pranoni ndryshimet që do sjellë ky eklips dhe shihini si një shtysë. Nuk përjashtohet mundësia të dalin në sipërfaqe probleme që keni përjetuar dhe në Nëntor, por që do marrin një zgjidhje përfundimtare. Ju përdorni dialogun, por nëse ky nuk funksionon le të mbyllet kapitulli dhe të mirat do i keni përpara, sidomos në fushën e marrëdhënieve dhe bashkëpunimeve ku kalon edhe Jupiteri në datën 16 dhe ju favorizon. Do të keni mundësi unike, por kujdes në çdo drejtim të lindurit të ditët e para shenjës nga data 19-22 Maj.

Shigjetari – Jupiteri vazhdon t’ju sjellë fat e sukses deri në datën 16 për të lindurit në ditën e fundit të shenjës. Megjithatë nëse doni të bëni një hapje profesionale në jetën tuaj dhe kërkon buxhet financiar, duhet të jeni të kujdesshëm dhe të shikoni sa reale janë planet tuaja. Maji, deri në datën 20 të muajit e bën përditshmërinë tuaj më kërkuese. Ulni ritmet e punës nëse ndiheni të lodhur dhe me eklipsin e datës 5 do gjendeni para të papriturave ose do dilni jashtë programit ditor. Nuk ka nevojë të shqetësoheni. Në datën 16 kalon Jupiteri në Dem dhe rregullon përditshmërinë tuaj dhe entuziazmi që keni brenda vetes do bëhet akoma më i theksuar. Pas datës 20 rritet dinamizmi juaj dhe keni mundësi që nëpërmjet kontakteve e takimeve të bëni bashkëpunime të forta.

Bricjapi – Maji është i shkëlqyer për ju sepse sjell ndryshime të rëndësishme të dëshirueshme në jetën personale e profesionale. Ky muaj romantik dhe krijues për ju ju ofron mundësi unike dhe do i japë jetës suaj nota e nuanca të bukura për vitet e ardhshme sepse në datën 16 Jupiteri kalon në shenjën e Demit dhe do ju japë një vit me fat, përparim, zhvillim, do keni gëzime nga fëmijët, do realizoni një vepër apo investim, por gjatë këtij muaji eklipsi i datës 5 dhe hëna e re në datën 19 janë shumë favorizuese për ju. Kujdes duhet të keni nga data 16-21 në negociatat financiare. Etja për shumë nuk është një këshilltar i mirë.

Ujori – Këtë muaj do të mobilizohenipër të menaxhuar sa më mirë jetën tuaj personale ose familjare edhe nëse kjo mund të kërkojë pak neglizhencë në sferën profesionale. Me eklipsin e datës 5 jepini rëndësi karrierës sepse zhvillimet mund t’ju befasojnë. Do të keni ndryshime në akset kryesore të jetës dhe mund t’i dëshironi sepse ju pëlqejnë si dhe të realizoni ndryshime në punë, vendbanim, të rinovoni dhe do t’i bëni. Nëse doni të kryeni një shitje ose blerje, lëreni pas datës 16 Maj sepse gjërat do të jenë në favorin tuaj. Kalimi i Jupiterit në Dem premton suksese në çështjet lidhur me pronën e lumturi familjare. Kujdes nga data 16 deri në datën 22, mos ushtroni presion tek të tjerët dhe kryesisht në  marrëdhëniet tuaja sepse mund të hasni konflikte me të tjerët.

Peshqit – Këtë muaj jepini përparësi njerëzve tuaj të zemrës, familjarëve apo të dashurit në jetën personale. Afërdita në Gaforre nga data 7 Maj premton dashuri, frymëzim, krijimtari dhe suksese në ato që dëshironi. Këtë muaj përparoni me planet tuaja me anë të bisedave, kontakteve dhe udhëtimeve që mund të bëni. Me eklipsin në datën 5 që është në lidhje harmonike me ju shihni ose realizoni ndryshime në lidhje me planet për të ardhmen, studimet, emigracionin ose bëni një udhëtim të gjatë që do ju lërë mbresa. Nga data 16 Maj, Jupiteri në shenjën e Demit do të nxisë etjen tuaj për komunikim, takime me njerëz të këndshëm dhe do favorizojë lidhjen me botën që ju rrethon. Kujdes kur udhëtoni në datat 16-22 Maj./tvklan.al

Etiketa: Horoskopmaj


Ju sugjerojmë

Vau i Dejës/ Përfundon numërimi i votave, as PD dhe as PS nuk shpallen forcë e parë
Aktualitet

Vau i Dejës/ Përfundon numërimi i votave, as PD dhe as PS nuk shpallen forcë e parë

12 Maj, 2025 5:58 pm
Mbyllet votimi në Finiq, socialistët marrin më shumë vota se forcat e tjera politike
Aktualitet

Mbyllet votimi në Finiq, socialistët marrin më shumë vota se forcat e tjera politike

12 Maj, 2025 5:45 pm
“Jeni heronj “, Putin nderon ushtrinë: Ndaluat një luftë civile
Bota

A e ka seriozisht Putini propozimin për paqe?

12 Maj, 2025 5:34 pm
Përfundon procesi i numërimit në Këlcyrë, ja forca që kryeson
Aktualitet

Përfundon procesi i numërimit në Këlcyrë, ja forca që kryeson

12 Maj, 2025 5:09 pm
Kurti takon ambasadorët e shteteve të QUINT-it dhe shefin e BE-së në Kosovë
Rajoni

Kurti takon ambasadorët e shteteve të QUINT-it dhe shefin e BE-së në Kosovë

12 Maj, 2025 5:02 pm
Botërori 2026, ja si mund të blihen biletat e sfidës Shqipëri – Serbi
Kryesore

Botërori 2026, ja si mund të blihen biletat e sfidës Shqipëri – Serbi

12 Maj, 2025 4:42 pm
Nga 15 maji, Osmani nis përpjekjet për zhbllokim të Kuvendit
Rajoni

Nga 15 maji, Osmani nis përpjekjet për zhbllokim të Kuvendit

12 Maj, 2025 4:28 pm
Votat e Greqisë/ KQZ: Nuk ka vendim për t’i përjashtuar nga numërimi dhe vlerësimi
Aktualitet

Votat e Greqisë/ KQZ: Nuk ka vendim për t’i përjashtuar nga numërimi dhe vlerësimi

12 Maj, 2025 4:26 pm
“Task forca e SPAK,zhvillim pozitiv”,Zannier:Presion ndaj nëpunësve të administratës
Aktualitet

“Task forca e SPAK,zhvillim pozitiv”,Zannier:Presion ndaj nëpunësve të administratës

12 Maj, 2025 4:11 pm
Proda me Ambasadorin e Katarit: Bashkëpunim kundër krimit të organizuar
Aktualitet

Proda me Ambasadorin e Katarit: Bashkëpunim kundër krimit të organizuar

12 Maj, 2025 4:03 pm
Para
Krimi në Itali, vrasësi i Anilës dyshohet të jetë 30-vjeçari që e prezantonte si vëlla

Plagët i bëri vetë dhe vrasjen e raportoi 11 orë më vonë, detaje mbi vrasësin e Anilës

Mbyllja e gjykatave në disa qytete, Meta: Rama po shton zvarritjet dhe kostot

Mbyllja e gjykatave në disa qytete, Meta: Rama po shton zvarritjet dhe kostot

Shpërthen në flakë treni në Moskë, ishte vendosur bombë në shina (VIDEO)

Shpërthen në flakë treni në Moskë, ishte vendosur bombë në shina (VIDEO)
















TE FUNDIT

Vau i Dejës/ Përfundon numërimi i votave, as PD dhe as PS nuk shpallen forcë e parë

Vau i Dejës/ Përfundon numërimi i votave, as PD dhe as PS nuk shpallen forcë e parë
12 Maj, 2025

Në Vaun e Dejës janë numëruar 53 nga 53 kuti, gjë që solli edhe mbylljen e këtij procesi në këtë...

Lexo më shumë

Mbyllet votimi në Finiq, socialistët marrin më shumë vota se forcat e tjera politike

Mbyllet votimi në Finiq, socialistët marrin më shumë vota se forcat e tjera politike
12 Maj, 2025

Është mbyllur votimi edhe në Bashkinë e Finiqit. Gjithsej kanë qenë 4125 persona që votuan të dielën e 11 Majit....

Lexo më shumë

A e ka seriozisht Putini propozimin për paqe?

“Jeni heronj “, Putin nderon ushtrinë: Ndaluat një luftë civile
12 Maj, 2025

Presidenti i SHBA, Donald Trump, është shprehur shpresëplotë para një takimi të mundshëm midis Presidentit ukrainas Volodymyr Zelenski dhe udhëheqësit të Kremlinit Vladimir...

Lexo më shumë

Përfundon procesi i numërimit në Këlcyrë, ja forca që kryeson

Përfundon procesi i numërimit në Këlcyrë, ja forca që kryeson
12 Maj, 2025

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave edhe në bashkinë e Kylcyrës. Edhe në këtë bashki,  forca politike që kryeson...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com